Daul sot në Tiranë: Rama të harrojë zgjedhjet e shkuara
Kryetari i grupit të partive Popullore të Parlamentit Evropian, Joseph Daul, mbërrin të mërkurën për një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turneu ballkanik.
Daul pritet të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa nuk është njoftuar ndonjë takim me përfaqësues të opozitës. Daul, së bashku me eurodeputetin Martin Schultz, kryetar i grupit të partive të majta në Parlamentin Evropian, është përpjekur të negociojë për gjetjen e një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri. Të dy eurodeputetët u takuan disa javë më parë në Strasburg në një darkë pune me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama.
“Së pari, vizita ime ishte parashikuar prej kohësh. Një vizitë në Ballkan, në Maqedoni dhe Shqipëri. Së dyti, së bashku me Martin Schultz jemi përpjekur që të negociojmë një zgjidhje për Shqipërinë, e cila dështoi javën e kaluar. Por kjo nuk me pengon që të vij në Tiranë për të takuar kryeministrin, të cilin e kam mik, dhe për të diskutuar me të. Mos kujtoni se kam ndonjë iluzion! Nuk pres që nesër të gjej zgjidhjen e situatës. Nuk është kështu. Mund të them se në turneun që po bëj në Ballkan do të takohem edhe me zotin Berisha”, u shpreh Daul në një intervistë për BBC-në.
Ai nuk ka harruar t’i kujtojë liderit socialist që të mos merret me zgjedhjet e shkuara por të shikohet nga e ardhmja. “Po ju shfaq pikëpamjen time personale. Fatmirësisht, Shqipëria tashmë është një vend demokratik. Para një viti u zhvilluan zgjedhje dhe të tilla do të ketë përsëri pas katër vitesh. Ajo që kam për t’ju thënë udhëheqësve shqiptarë, edhe zotit Rama, është se në vend që të merremi me të shkuarën le të merremi me të ardhmen. Pas katër vitesh do të ketë përsëri zgjedhje. Kjo është demokracia”, u shpreh më tej.
Daul tha gjithashtu se nuk mund të ndalet procesi i vizave, nëse kriza në Shqipëri nuk do të marrë një zgjidhje. “Unë nuk mund t’ju them sot se cila do të jetë shumica e Parlamentit Evropian për këtë çështje. Por sinqerisht mendoj se nuk do të ndalim procesin e vizave për arsye se nuk ka një marrëveshje politike në vend. Ne jemi përpjekur. Pati një grevë urie, opozita nuk ishte në parlament, tani ajo është atje. Ne jemi përpjekur dhe shpresoj se do të vazhdojmë të negociojmë. Unë në këtë drejtim do të përpiqem”.