E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rregulloret e reja te Shengenit

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja te funksionimit te Shengenit. Fjala eshte per dy rregullore te reja me te cilat fuqizohet kontrolli ne kufinjte e brendshem te vendeve te BE-se. Zyrtaret europiane kanë qartesuar se megjithe shtrengimet nuk behet fjale per cenimin e te drejtes se levizjes se lire.

I mbledhur nnë seancën plenare në Strasbourg, Parlamenti Europian aprovoi me unanimitet reformën e sistemit të Shengenit të bazuar në dy rregullore. Së pari, një mekamizëm të ri vlerësimi për situata kritike në kuftinjtë e Bashkimit Europian dhe së dyti amendimin e Kodit të Shengenit për kontrolle në kufinjtë e brendshëm në raste të jashtëzakonshme
“Ne arritën një marrëveshje lidhur me paketën për qeverisjen e Shengenit. Marrëveshja nuk është ekzaktësisht ajo që dëshironte Parlamenti Europian, por kjo marrëveshje përbën një progres substancial për qeverisjen e Shengenit. Kjo marrëveshje do të mbrojë të drejtën e qytetarëve tanë që të lëvizin lirshëm duke përforcuar kushtet për këtë lëvizje”- u shpreh eurodeputeti Carlos Coelho.
“Kodi kufitar i amenduar i Shengenit përcakton kushte të qarta, se në ç’raste kryhen kontrolle në kufinjë e brendshëm të BE-së., për të evituar keqpërdorimin apo abuzimin e kontrolleve. Vetëm kur ka kërcënim për publikun apo sigurinë e brendshme”.
Por Bashkimi Europian vë theksin se reforma e Shengenit nuk është një cënim i lëvizjes së lirë që është një nga katër liritë themelore të tregut të brendshëm europian.
“Kjo marrëveshje i përgjigjet kërkesës së Këshllit të ministrave të qershorit 2011 për forcimin e kontrollit të kufinjve dhe vendosjes së një mekanizmi të ri në rrethana të jashtëzakonshme. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë në këtë tekst, se mekanizmi I ri nuk duhet të cënojë lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë është një realitet i 500 milion qytetarëve europianë dhe çdo ndryshim në kodin e Shengenit s”do mund të bëhet pa aprovimin e Parlamentit Europian”- deklaroi ministri irlandez për çështjet europiane.
"Në sistemin e ri, Komisioni Europian luan një rol qëndror dhe koordinues. Vlerësimi i rrethanave do të kryhet me kujdes nga Komisioni dhe ekspertët. Ekspertët oë të verifikojnë që asnjë shtet s'abuzon me kontrolle. Në raste problemesh serioze në kufi, sistemi i ri i Shnegenit parashikon edhe zhvendosjen e FRONTEX në kufi” –theksoi komisionerja Malmstrom.
Sipas reformës së Shengenit, do të ketë për herë të parë ekipe inspektimi të befasishme në kufinjtë e brendshëm për të parë nëse shtete anëtare abuzojnë me kontrollin e qytetarëve të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›