E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy viktima ne dy aksidente ne Lezhe e Mirdite

Dy aksidente me dy viktima ndodhën ne Lezhe dhe ne Mirdite. Nje drejtues motorçiklete dhe nje e moshuar pasagjere ne mjetin e djalit te saj gjeten vdekjen ne mbremje.
Viktima e pare u rregjistrua ne superstraden Lezhe- Shkoder tek kryqezimi i Gjadrit. Ne tentative per te nderprere rrugen me motocikleten e tij Jak Gazulli u perplas nga nje benz qe drejtohej prej Simon Marku 57 vjec nga Kallmeti Gazulli gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak.
Vetem pak minuta me vone, dalja nga rruga dhe perplasja me bordurat mbrojtese te nje mjeti tip benz me targa te mirdites qe drejtohej nga Viktor Pertena solli vdekjen e nenes se tij Prena Pertena 84 vjece. Aksidenti ndodhi ne aksin e vjeter Milot Rreshen ne afersi te fshatit Pllane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›