6 themeluesit e PS: Presim më shumë idealizëm nga "të rinjtë"
TIRANE - Ditëlindja e 22-të e partisë, i gjeti socialistët të shpërndarë nëpër Shqipëri, për të mbledhur votat që i duhen për fitoren në 23 qershor. Edhe pse ishte parashikuar më herët një festë tradicionale, ajo u shty, për t'u bërë pas zgjedhjeve. Në një postim të shkurtër në faqen e tij online, kreu socialist Edi Rama lajmëroi se: "Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS-së dhe 'Aleancës për Shqipërinë Europiane' në zgjedhjet e 23 qershorit! Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!" Ish-themelues dhe figura të hershme të PS-së, Sabit Brokaj, Namik Dokle, Musa Ulqini, Arben Malaj, Maqo Lakrori etj., kanë uruar dje, fitoren e PS-së, ndërsa kanë thënë: Gëzuar!
SABIT BROKAJ
Mesazhi juaj për 22-vjetorin e themelimit të PS?
Uroj që të bëjnë të tyren me shumë idealizëm dhe militantizëm nga themeluesit e PS-së dhe të shfrytëzojnë shansin e madh të fitores së 23 qershorit për të vendosur pluralizmin real, shtetin ligjor dhe një shoqëri me mirëqenie, sistem vlerash dhe meritokraci që mungojnë deri tani.
Duhej të kishte një festë, meqë këtë herë 22-vjetori është bashkë me zgjedhjet?
Jo, unë e gjykoj që nuk kishte arsye të bënin dy festa në 15 ditë.
E keni fjalën për një festë pas 23 qershorit?
Pikërisht.
MUSA ULQINI
A keni një mesazh për 22-vjetorin e themelimit të PS-së?
Padyshim, mesazhi në këtë përvjetor të themelimit të PS-së është mesazhi i fitores. Besoj që shqiptarët e presin një gjë të tillë. Socialistët janë të përgatitur për këtë. Të gjithë anëtarët socialistë dhe strukturat tona janë angazhuar në këtë fushatë, që mendoj që është nga më efektivet në gjithë territorin e vendit, për të për-cjellë mesazhin e fitores përmes programit elektoral, i cili është më konkreti, më frymëzuesi dhe më i realizueshmi, në këto 22 vjet, që Partia Socialiste u ka paraqitur ndonjëherë shqiptarëve.
Sivjet po kalohet shumë qetësisht kjo festë, pa ndonjë ceremoni të madhe. Pse?
Besoj që edhe mund të mblidheshim në Tiranë, por ne jemi të shpërndarë nëpër të gjithë Shqipërinë. Kudo po festohet duke bërë fushatë. Unë sot, me anëtarë të PS-së, banorë të Mollasit, pata një kafe pune me gjithë themeluesit e PS-së së kësaj zone dhe së bashku me këta themelues jemi angazhuar gjithë ditën në fushatën elektorale që zhvillojmë këtu ku jemi, në zonën tonë elektorale.
Si e pritët ftesën e zotit Rama për t'u bërë deputet; pati hezitim nga ana juaj?
Unë nuk kam hezituar për asnjë çast për t'u angazhuar në Partinë Socialiste, edhe kur isha deputet, edhe kur nuk isha deputet.
Kam dhënë kontribut në zonën ku banoj, tek Komuna e Parisit. Mendoj që ishte në vlerësim që pas 4 vitesh të angazhohesha sërish në legjislativ.
NAMIK DOKLE
22 vjet më parë..., u ngrit nga hiri i partisë-shtet për të qenë sot forca politike më e madhe e vendit, shembull i ushtrimit të demokracisë së brendshme, pararojë e emancipimit demokratik të shoqërisë shqiptare. Gëzuar festën e Partisë Socialiste, miq të dashur! Dhe, mos harroni për asnjë çast, jemi përpara një misioni të madh, jo thjesht për të fituar një betejë elektorale, por për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi, për të sjellë, të gjithë bashkë, Rilindjen e madhe!
PANDELI MAJKO
Gëzuar 12 qershorin, ditëlindjen e Partisë Socialiste! Janë thënë dhe shkruajtur shumë urime sot. Ka mbetur e "pathëna", që janë kujtimet, historia dhe qindra detaje që lidhin bashkë mijëra socialistë. E kanë vendosur gjyshërit, brezi im, dhe do ta thonë edhe fëmijët tanë, që kjo festë është e njerëzve që kuptojnë kohën dhe nevojën për ndryshim. 12 qershorin do ta festoj me politikën "e vjetër", sot. Jam me veteranët e LANÇ-it dhe shtabin elektoral të Njësisë nr.5. Sot, dhe sidomos sot, dua të ndihem pak "politikë e vjetër". Kam kujtime, ndaj jam i tillë. Ta gëzosh 22- vjetorin, Shtëpia dhe Familja ime... Në 23 qershor 2013, do të RILINDIM shpresën për Shqipërinë.
ERJON BRAÇE
Edhe pas 22 vitesh kam vetëm një bindje: Kur asgjë nuk shkon drejt, kthehu majtas! Liri, Drejtësi, Ndershmëri, Punë, Solidaritet! Kjo ditë vlen për këto!
MAQO LAKRORI
Rrugët dhe peripecitë që mund të hasin organizatat dhe liderët janë të ndryshme; meritat, ata që dinë t'i ndajnë i ndajnë... Urime PS, u bëfshim sa më shumë, dhe gjithë përkrahësve u uroj suksese!
DITMIR BUSHATI
Gëzuar ditëlindjen PS, forca politike me demokratike e progresiste në Shqipëri! Fitore më 23 Qershor për të rilindur Shqipërinë Europiane!
ARBEN MALAJ
Të dashur anëtarë të PS-së, gëzuar festën! Urimet më të mira në këtë përvjetor të Partisë Socialiste! Partia Socialiste ka kontribute të jashtëzakonshme në tranzicionin e vështirë të vendit tonë. Gjej rastin të shpreh me përulje mirënjohjen më të thellë ndaj socialistëve dhe kolegëve, me të cilët, së bashku themeluam degën e Partinë Socialiste në Vlorë. Ndihem krenar për besimin që socialistët vlonjatë më dhanë në disa mandate përfaqësimi, duke iu shërbyer me shumë dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi. Detyrimi im mirënjohës ndaj socialistëve do të jetë i përhershëm dhe i pa kushtëzuar. Partia Socialiste, për t'u shërbyer sa më mirë prioriteteve të vendit, duhet të thellojë de-mokracinë dhe modernizmin e saj, duhet të mbështetet më mirë tek anëtarësia e saj, duke e kufizuar përqendrimin e pushtetit në pak individë. Të gjithë shqiptarët meritojnë më shumë liri e demokraci, meritojnë pu-nësim dhe mirëqenie më të madhe, meritojnë më shumë mundësi reale për një të ardhme më të mirë. Ky duhet të jetë misioni i përhershëm i Partisë Socialiste. Suksese dhe urime për fitoren e përbashkët të 23 qershorit!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)