E Diel, 1 Nëntor 2026

PE po heqjes se vizave Fajon Askush s8217mund t8217i bllokoje

Rezoluta e Fajon eshte miratuar me shumice votash nga eurodeputetet e PE-se.

Rezoluta eshte miratuar me 538 vota pro 47 kunder dhe 41 abstenim cka permbyll keshtu edhe nje votim tjeter te rendesishem per dy vendet ballkanike per heqjen perfundimtare te vizave afatshkurtra.

Pas miratimit te rezolutes Fajon ka duartrokitur se bashku me shume eurodeputete te tjere qe kane qene mbeshtetes te kesaj nisme. Votimi i radhes dhe i fundit eshte ai i 8 nentorit nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian.

Raporti i raportueses sllovene Fajon thekson se dy vendet i kane permbushur kriteret per liberalizimin e vizave nderkohe qe po behet progres per pjeset e mbetura te kritereve.

Dokumenti i perpiluar nga Fajon shkruan se Shqiperia ka bere progres per arritjen e ketij qellimi. Me gjithe kundershtite e disa eurodeputeteve raporti kaloi pa ndonje problem ashtu sikurse ishte paralajmeruar nga kreret kryesor te grupimeve politike ne kete Parlament.

Fajon Asnje vend i BE-se nuk mund te bllokoje vizat

Strasburg - Pas miratimit te sotem te rezolutes per heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian hartuesja e ketij dokumenti Tanja Fajon theksoi ne nje konference shtypi se asnje nga vendet e BE-se nuk mund te bllokoje heqjen e vizave.

Sipas saj ne takimin e nentorit duhet qe vendimi te miratohet perderisa Shqiperia dhe Bosnja i kane plotesuar te gjitha kushtet e kerkuara.

Edhe koleget e mi mbeshteten vendimin per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe i uroj qytetaret e ketyre dy vendeve. Ky vendim ishte per njerezit e thjeshte te cilet nuk mundeshin te hynin ne BE. Une besoj se asnje vend anetar i BE-se nuk ka arsye te pengoje ne takimin e nentorit procesin e liberalizimit. Pashe se Komisioni Evropian e ben vleresimin se kur dy vendet jane gati per procesin e heqjes se vizave dhe PE-ja e miratoi kete. Besimi yne eshte ne loje ne kete moment theksoi Fajon para pak castesh.

Ajo shtoi se nuk mund te kete levizje diplomatike ne kete rast. Nje vit me pare ne e ndaluam procesin dhe te shohim se si do te levizin gjerat. Une them se te dy vendet jane plotesisht gati dhe ne nentor te jepet vendimi. Ata kane punuar shume dhe puna e tyre mori nje shperblim. Ky vendim do ti sjelle ata me afer me Bashkimin Evropian. Duhet tiu themi atyre se vendet e Ballkanit Perendimor kane perspektive evropiane.

E pyetur per skepticizmin e Frances per heqjen e vizave Fajon theksoi se nuk mund te kishte lidhje me ceshtje e romeve ne France me ate te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare dhe boshnjake. Qeverite ne Shqiperi dhe Bosnje kane shpenzuar shume para per te informuar popullsine me fushata per te treguar se cfare perfitojne nga heqja e vizave. Nuk mendoj se duhet lidhur ceshtja e romeve me kete rast. Keto fushata mendoj se kane derguar mesazhe pozitive tek vendet qe kane pasur shqetesim ne Bashkimin Evropian tha me tej ajo.

Duke folur per Kosoven Fajon shprehu keqardhjen se ky shtet do te mbetet i vetem ne Ballkan pasi te merret vendimi per Shqiperine dhe Bosnjen. Lidhur me Kosoven mua me vjen keq qe nuk eshte marre nje vendim. Pas Shqiperise dhe Bosnjes Kosova do te mbetet e vetme. Une mendoj se eshte e rendesishme qe Komisioni Evropian te vendos sa me shpejt disa rregulla qe te ndjeke per te verifikuar nese Kosova eshte gati per te hyre ne regjimin e vizave. Duhet qe edhe per Kosoven te vendosen rreth 100 kritere. Mendoj se ne do te bejme nje thirrje tjeter theksoi ajo. /S.Lleshi/

2010-10-07 1142

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›