PE politikes 2012 shansi i fundit per statusin e vendit kandidat

Kukan PE vleresim pozitiv per marreveshjen dhe voten pro ligjeve me 3/5 Shpresojme te vijohet ne kete klime ne permbushje te aspirates integruese Topalli Do te mbeshtes draft-opinionin e OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias per kodin
Parlamenti Evropian vlereson hapat pozitive te hedhura nga politika shqiptare. Eduard Kukan i cili kryeson delegacionin e Parlamentit Evropian gjate nje takimi qe zhvilloi dje me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli vleresoi se marreveshja e arritur mes paleve dhe vota per ligjet me 3/5 jane hapa konkrete dhe shume inkurajuese. Kukan theksoi se keto hapa po shihen pozitivisht dhe nga PE-ja. Ndersa Kryeparlamentarja Topalli theksoi se pas dy vitesh bojkoti tashme dhe opozita i eshte kthyer punes ne Kuvend dhe po vijohet me reformat. Ajo premtoi se do te merren per baze gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it lidhur me reformen zgjedhore. Nderkaq gjate nje takimi me studentet e shkolles politike kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian Eduard Kukan dhe deputeti Viktor Boshtinaru i kane kujtuar klases politike shqiptare se viti i ardhshem eshte mundesia e fundit qe Shqiperia ka per te marre statusin e vendit kandidat. Kjo lufta shqiptare duhet te perfundoje per te miren e shqiptareve. Shihni axhenden e vitit 2012 ka shume probabilitet qe 2012 te jete shansi juaj i fundit kur mund tia dilni per te pershpejtuar reformat dhe per te marre statusin e vendit kandidat ose ne menyre dramatike ju mund te humbisni nje mundesi qe nuk do te perseritet lehte ne te ardhmen sepse Brukseli eshte seriozisht i zhgenjyer - u shpreh Viktor Boshtinaru. E ndersa Eduard Kukan u shpreh Une mendoj se shume kohe eshte humbur nga Shqiperia ne rrugen e integrimit per shkak te ngercit politik dhe pikerisht ky ngerc eshte arsyeja qe vendi e humbi statusin. Javet e fundit ne morem disa sinjale pozitive me dialogun mes partive qe tashme eshte materializuar me ngritjen e komisionit per reformen zgjedhore dhe grupin e punes per ndryshimin e rregullores. Nese takimi nderparlamentar do te jete i suksesshem kjo do te jete nje kontribut tjeter pozitiv ne kete atmosfere bashkepunimi qe une uroj te jete e qendrueshme.
Vleresimet e Kukanit
Jemi shume te lumtur qe po vijne lajme shume pozitive nga Shqiperia. Arritja e marreveshjeve dhe votimi i tri ligjeve me 3/5 jane hapa inkurajuese dhe konkrete. Shpresojme te vijohet ne kete klime ne permbushje te aspirates integruese - vleresoi dje kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian ne takim me Kryeparlamentaren shqiptare. Ai shtoi se mesazhi i takimit mes tyre eshte se PE-ja mirepret marreveshjet e arritura mes partive politike. Jemi te lumtur qe keto marreveshje u arriten ne Parlament. Ne vleresojme kontributin tuaj si Kryetare e Parlamentit rolin tuaj pozitiv dhe duam te besojme se kjo klime do te vijoje. Kemi ardhur ketu tju rikonfirmojme se ne Parlamentit Evropian gjerat po levizin pozitivisht per Shqiperine dhe jemi te gatshem te kontribuojme qe kjo atmosfere te vijoje ne kete trend pozitiv - tha zoti Kukan.
Kryeparlamentarja falenderoi kreun e delegacionit te PE-se per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj Shqiperise. Ajo e vleresoi si pozitive rikthimin e bashkepunimit me opoziten pas bojkotit dyvjecar te kesaj te fundit. Si Kryetare e Parlamentit ndihem e lehtesuar qe klima politike ne Parlament tashme eshte normale dhe se pas dy vitesh bojkoti opozita i eshte kthyer punes. Pas dy vitesh bllokimi opozita po punon ne komisionet parlamentare dhe po merr pjese ne votime ne seancat plenare - tha ajo. Topalli informoi se tashme Kuvendi ka miratuar 3 kode qe kerkojne 3/5 eshte ngritur komisioni per reformen zgjedhore ashtu si edhe grupi i punes per Rregullore bazuar ne rregulloren e Parlamentit Evropian me konsensusin e te gjitha paleve.
Mazhoranca me ka autorizuar te mbeshtes draft/opinionin e perbashket te OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias mbi ligjin elektoral dhe praktikat elektorale - shtoi ajo ndersa konfirmoi se do te marre pjese personalisht ne seancen plenare per kete ceshtje ne Komisionin e Venecias dhe do te mbeshtese kete draft/opinion te perbashket te ketyre dy institucioneve. Anetaret e delegacionit te PE-se thane Kemi arsye te besojme se per Shqiperine do kete gjuhe pozitive. Zhvillimet pozitive ekonomike ne Shqiperi ne kete kohe te nje krize te paprecedente ne eurozone ju japin mundesi te medha. Roli juaj dhe i Shqiperise ne rajon jane fondamentale per ne . Procesi i zgjerimit te BE-se - thane ata - eshte i paperfunduar dhe pa anetaresimin e Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ky proces nuk do te ishte i mbyllur. Parlamenti Evropian ka qene dhe mbetet nje mbeshtetes i forte i zgjerimit te BE-se. Grupi i deputeteve te Parlamentit Evropian te cilet kane mberritur ne Shqiperi pasditen e se merkures kryesohet nga Eduard Kukani kryetar i EPP-se ne Sllovaki ndersa ne perberje te tij eshte edhe Viktor Boshtinarun-i nenkryetar S-D Rumani Antonio Caancian EPP Itali Tanja Fajonin S-D Slloveni Stanimir Ilchev ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos EFA Greqi. Po zhvillohet ne kuadrin e Takimit te 4-t BE-Shqiperi te Komisionit Parlamentar per Stabilizim-Asociimin. Takimet zyrtare do te vijojne sot me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe me pas do te zhvillohet dhe sesioni i punes i Takimit te Katert te Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi nen drejtimin e z. Fatos Beja kryetarit i delegacionit shqiptar dhe z. Eduard Kukan kryetar i delegacionit te PE-se. Ne kete takim pune do te pershendesin dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe kreu i delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi z. Etore Sekui. Axhenda e takimeve do te mbyllet me nje konference per shtyp.
Topi Procesi i integrimit ne BE i bazuar ne performance dhe merite
Shqiperia po hedh hapa pozitive ne rrugen e saj drejt integrimit. Pohimi u be nga Presidenti Bamir Topi gjate takimit qe zhvilloi me delegacionin e Parlamentit Evropian te kryesuar
nga kryetari i Delegacionit per Marredheniet me Evropen Juglindore Eduard Kukan. Sipas Topit integrimi duhet te mbeshtetet teresisht ne merite dhe performance. Ne e konsiderojme procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian si nje proces te bazuar teresisht ne performance dhe merite i cili nepermjet realizimit te reformave eshte ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare - u shpreh Topi. Kryetari i shtetit shqiptar vuri ne dukje se dhe kjo vizite e eurodeputeteve tregon per mbeshtetjen pa hezitim te Komunitetit Evropian per vendin tone po ashtu na krijon bindjen se angazhimi vullneti dhe perkushtimi qe klasa politike shqiptare pritet te deshmoje do te ndikojne pozitivisht ne procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Topi shtoi se integrimi gjithmone ka qene nje ceshtje kombetare per shqiptaret dhe jo ndarje politike. Pas dy vjetesh ngerci politik perspektiva evropiane ka treguar se eshte nje mjet bashkimi dhe tejet i rendesishem per ndertimin e konsensusit ndermjet klases politike ne vend - tha ai. Ai vleresoi se ngritja e Komisionit ad hoc per Reformen Zgjedhore dhe Grupit te Punes per rishikimin e rregullave te Kuvendit si dhe votimi ne komisionet parlamentare te disa kodeve qe kerkojne shumice te cilesuar shenojne zhvillime pozitive qe i hapin rrugen zbatimit te 12 perparesive te Komisionit Evropian. Topi shprehu bindjen se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian eshte kthyer ne nje program pune per institucionet shqiptare per te avancuar me tej agjenden evropiane. Topi shprehu gjithashtu mirenjohjen per vemendjen e vecante dhe asistencen e plote qe Bashkimi Evropian permes perfaqesuesve dhe strukturave te tij i jep Shqiperise ne menyre te vazhdueshme sidomos ne zgjidhjen e situatave qe influencojne drejtperdrejte procesin e integrimit evropian te vendit dhe qe kane te bejne me funksionimin e demokracise institucioneve dhe shtetit ligjor si dhe reformat kyce. Nga ana e tyre kryetari i Delegacionit per Marredheniet me Evropen Juglindore Eduard Kukan dhe eurodeputetet e tjere te delegacionit te Parlamentit Evropian shprehen kenaqesine per kete takim me Presidentin Topi dhe vleresuan rolin e tij institucional neutral dhe ekuilibrues si dhe thirrjet e vazhdueshme ne funksion te zgjidhjes se ngercit politik mes paleve. Ata ndane me kryetarin e shtetit te njejtin mendim sa i perket bashkepunimit politik mes paleve per te cilin thane se shpresojne qe te jape rezultatet e duhura ne funksion te aspiratave madhore te qytetareve shqiptare dhe Shqiperise.
Kukan takon Ramen Pershendes hapat e PS-se per reformen zgjedhore
Eduard Kukan kryesuesi i delegacionit te deputeteve te Parlamentit Evropian zhvilloi dje nje takim dhe me kryesocialistin Edi Rama. Gjate ketij takimi u shkembyen pikepamje ne lidhje me ecurine e procesit te integrimit evropian te Shqiperise pare nga kendveshtrimi i gjetjeve dhe rekomandimeve te Komisionit Evropian perfundimeve te Keshillit te Bashkimit Evropian dhe rezolutave te Parlamentit Evropian mbi Shqiperine thuhet ne njoftimin zyrtare te Partise Socialiste. Sipas PS-se Kukani ka pershendetur hapat e ndermarra nga Partia Socialiste ne drejtim te fillimit te punes per reformen zgjedhore reformen parlamentare shqyrtimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar si edhe procesin e nisur tashme per perzgjedhjen e Avokatit te Popullit. Po sipas selise roze Rama ka garantuar delegacionin e Parlamentit Evropian mbi vullnetin e palekundur te opozites shqiptare per te ushtruar te gjithe pergjegjesite ne funksion te permbushjes se 12 prioriteteve te identifikuara nga Bashkimi Evropian ne lidhje me aplikimin e vendit tone per anetaresim ne BE. Gjate takimit u shkembyen pikepamje edhe ne lidhje me ceshtje te tjera problematike per Shqiperine si manipulimet e vena re gjate procesit te fundit zgjedhor nivelin e larte te korrupsionit dhe pandeshkueshmerise reformen ne drejtesi etj.