Vlorë, në prangady inspektorëmerrnin rryshfet
VLORë- Dy inspektorë të tatim-taksave të Vlorës janë “zbuluar” nga policia teksa mblidhnin ryshfetet për të lejuar bizneset të punonin pa liçensa dhe pa paguar detyrimet fiskale. Dritan Kokoshi, 31 vjeç, është kapur me 1.5 milionë lekë të vjetra në dorë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim inspektorin tjetër, Erjon Karajfili.
Një ekip i përbashkët i hetimit mes policisë dhe prokuororisë së Vlorës pranoi të bënte një dorëzim parash nëpërmjet një tregtari që kishte biznes lokal dhe baste sportive. Pronarit në fjalë iu dhanë 1.5 milionë lekë të vjetra, aq sa u kishin kërkuar dy isnpektorët. Paratë ishin fotografuar dhe shënuar në procesverbalin e hetimit më parë. Pasi pronari i ka dorëzuar paratë inspektorit Kokoshi, skuadra e operacioneve speciale e policisë së Vlorës dhe oficerët e antikrimit ekonomik kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë punonjësin e shtetit.
Për grupin e hetimit ka prova që implikojnë edhe inspektorin tjetër dhe faktin se dy të akuzuarit i ndanin mes tyre paratë që merrnin nga bizneset. Policia e kodoi “Fshesa tatimore”.
(m.a/News24/BalkanWeb)