Bashkia rrjet per punesimin social

Kjo do te jete si pjese e sherbimeve sociale te integruara qe Bashkia e Tiranes ka si synim te zbatoje pergjate ketij viti dhe vitit 2011.
I pranishem ne lancimin e ketij rrjeti social kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama vleresoi rendesine e domosdoshmerine e ketij shembulli ne shoqerine tone duke e cilesuar njekohesisht ngritjen e tij si nje pike e vyer referimi me qellim permiresimin dhe rritjen e cilesise se jetes se komunitetit.
Une deshiroj qe ne radhe te pare te shpreh respektin madje admirimin tim per kete qender ku jemi mbledhur sot dhe per punen kembengulese plot durim dhe pasion qe zhvillohet ne kete qender per te integruar te rejat dhe te rinjte me probleme nga me te ndryshmet ne rrugen e punes dhe ngritjes morale dhe shoqerore tha kryetari i Bashkise Tirane Edi Rama.
Me ngritjen e rrjetit per punesim social Bashkia e Tiranes u kerkon ofruesve te formimit profesional dhe punesimit te vazhdojne te kene ne fokus te tyre trajnimin profesional dhe punesimin e te rinjve grave me probleme sociale personave me aftesi te kufizuara jetimeve romeve dhe ish te droguarve si kategorite sociale qe kane me shume veshtiresi aksesi ne tregun e punes e si rrjedhoje kane nevoje per me shume mbeshtetje.
Pervec perfshirjes se perfituesve ne programet lokale te punesimit te Bashkise se Tiranes dhe rrjetit ky i fundit do te punoje edhe per ndermjetesimin e punesimit ne punedhenes te tjere publike private pasi do te krijoje mundesi koordinimi te punes midis qendrave qe pergatisin profesionalisht dhe bizneseve lokale duke realizuar keshtu punesimin si dhe duke detektuar nevojat qe ka tregu per profesioniste te fushave te ndryshme.