E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari perkedhel femijen denohet per pedofili

Varferia nuk i ka mjaftuar familjes se nje cobani te konvertuar ne murator emigrant prej shume vitesh ne Itali. Kishte qene 6 muaj pa pune Nexhip Qepi dhe vetem pak kohe me pare ishte punesuar serish. Por punen e fituar e ka humbur perseri bashke me te edhe lirine. Krimi per te cilin akuzohet nga drejtesia italiane eshte nje rast i pangjashem me rastet e trajtuara deri sot nga Drejtesia Shqiptare. Eumlshte akuzuar si baba pedofil sepse e perkedheli djalin e tij te vogel te lsquozogu dhe i beri lsquociu-ciu. Shume njerez qeshin me skena te tilla familjare por ne familjen Qepi kjo ka shkaktar nje drame te paimagjinueshme.

Ngjarja pas rrefimit ne kopsht

Nje baba shqiptar eshte arrestuar nga policia italiane se ka perkedhelur djalin e tij te vogel tek organi gjenital. Akuza - nje fjale qe babai i varfer nuk ia ka ditur kuptimin Pedofili. Nexhip Qepi banues ne Reggio Emilia ka rene ne pranga ne 3 gusht te ketij viti. Kamerat e vendosura fshehurazi dhe pa nje urdher ne banesen e tij kane filmuar momentet lsquoerotike. Gjithcka ka nisur pas nje bisede ne kopsht mes femijeve dhe edukatoreve se cfare bejne ne shtepi kur 5-vjecari i emigrantit shqiptar ka treguar se lsquobabi kur me perkedhel me perkedhel edhe te bibilja dhe me thote qe eshte zog qe ben lsquociu-ciu. Atehere edukatoret pa i thene asgje qortuese femijes dhe pa lajmeruar nenen e tij kane shkuar ne karabinieri per te bere denoncimin per te cilin pastaj prokuroria ndermori veprimet per sigurimin e provave. Eumlshte hera e pare qe nje prind shqiptar denoncohet per nje perkedheli te tille te femijes edhe pse skena si kjo qe pershkruhet ne raportin e gjyqtares Anxhela Baraldi jane shume te perhapura ne familjet patriarkale ne Shqiperi dhe aspak te qortuara moralisht.

Permbajtja e urdher-arrestit

Me 21 qershor ne tri ore te ndryshme te dites mikrokamerat e vendosura ne ambientet e shtepise se familjes emigrante kane fiksuar tri sekuenca filmike njera 5 sekonda njera 7 dhe tjera 15 sekonda ku babai Nexhip Qepi prek me dore dhe puth femijen e tij ne organet gjenitale. Gjyqtarja per ekspertizen paraprake Anxhela Baraldi ne vleresimin paraprak eshte shprehur se lsquopersoni ka abuzuar me autoritetin e prindit duke detyruar femijen e tij te provoje aktin seksual dhe se kryente me te nje raport oral. Mbi keto akuza te ngritura ne artikullin 609 lsquoPer sjellje kriminalehellip eshte aplikuar arresti i emigrantit Qepi ne 24 gusht 2010. Ne te njejten kohe Sherbimi Social i Emilia Romagna ne Bolonje me 2.9.2010 me ane te nje dekreti ka kerkuar qe te tre femijet ciftit Qepi ti hiqen nga kujdestaria.

Avokati mbrojtes

Avokati Aldo Pardo me 21 shtator i drejtohet Gjykates se Reggio Emilia-s Agjencise per Shqyrtimin paraprak Doktoreshes se Associuar Angela Baraldi me nje leter ku sqaron se kjo sjellje mund te konsiderohet edhe si marredhenie mashkull-mashkull por nuk eshte ne karakterin e popullsise se vendit te origjines. Kete lloj perkedhelie te femijeve shqiptaret nuk e konsiderojne dhe nuk e ndiejne si te tille. Sipas avokatit Aldo Paldo banues ne Kastelfranko te Venecias lsquoketo sekuenca filmike nuk jane gje tjeter vecse nje perkedheli prinderore e mbeshtetur edhe ne traditen shqiptare prandaj kerkoj rishikimin e akuzes. Vendosja e telekamerave ne ambientet e shtepise eshte shkelje ligji dhe ne kundershtim me konstitucionin italian. Deri ne rishqyrtimin e ceshtjes z. Nexhip Qepi ti jepet masa arrest-shtepie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›