Berisha-opozites Zgjedhjet lokale me vote elektronike

Lokalet Berisha Vendosim cdo transparence per opoziten
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje opoziten se ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te vendose cdo transparence e cila do te shmange kontestimin e rezultatit te tyre. Berisha ftoi opoziten te shqyrtoje mundesine e votimit elektronik si nje prej rrugeve qe e mundeson nje gje te tille. Gjate mbledhjes se djeshme te Grupit Parlamentar te PD-se Berisha leshon apelin e radhes per opoziten pikerisht pak caste para nisjes se sesionit te ri parlamentar duke e ftuar ate per ngritjen e komisionit hetimor mbi bazen e vullnetit te perbashket. Ftoj opoziten te ngreme komisionin ne respekt te plote te Kushtetutes dhe mbi bazen e nje vullneti te perbashket. Per te arritur ketu do te ndermarrim cdo proces qe deshiron PS- u shpreh Kryeministri. Gjate mbledhjes ai u ndal te analizoje edhe zgjedhjet e ardhshme vendore te cilat sipas tij do te jene zgjedhje te lira ku numerimi i votave do te behet ne menyre transparente. Sipas Kryeministrit ne zgjedhjet e ardhshme do te vendoset cdo transparence e kerkuar nga opozita. Ne rast se opozita deshiron jemi te gatshem te angazhojme te gjitha fondet dhe te vendosim cdo mekanizem transparent qe do te kerkoje- thekson Kryeministri. Ai ftoi me tej opoziten te shqyrtoje edhe mundesine e votimit elektronik pasi sipas tij vendi i ka te gjitha mundesite per te bere nje gje te tille.
Garantoj per procesin me transparent ne numerimin e votave duke aplikuar qofte edhe teknologjine me te sigurt te botes. Ftoj opoziten te konsideroje me seriozitetin me te madh edhe votimin elektronik mbasi ky vend ka cdo mundesi per te nisur punen tani te hape 4754 qendra elektronike votimi- theksoi z.Berisha. Ai vuri ne dukje se zgjedhjet po trokasin dhe se afati i dekretimit dikton shpalljen e dates. Pra - tha Berisha - te kerkoje dhe te gjitha amendimet qe deshiron ne Kodin Zgjedhor ti percjelle ato ne nje nga institucionet nderkombetare qe deshiron ose ne Komisionin e Venecias ose ne te dyja dhe ne ti votojme ne cdo rrethane. Berisha vuri ne dukje Ne rast se opozita deshiron ne si qeveri jemi te gatshem te angazhojme te gjitha fondet dhe te vendosim cdo mekanizem transparence qe do te kerkoje. Numerimi i zgjedhjeve te shkuara ishte procesi me i papare ndonjehere ne histori. Aq sa nje kryeminister evropian do te me thoshte Zoteri ju paskeni pas numerim dhe jo votim sepse ne kete menyre qenka procesi me i papare ndonjehere. Pra - u shpreh Kryeministri - prape jam dakord si te deshiroje opozita per transparence ne numerim dhe ne cdo gje ne frymen e mirekuptimit te respektit ndaj saj te detyrimit te mazhorances per te qene e hapur per te bere kompromis per koncesione per te dhene te gjitha garancite e duhura opozites. Une e ftoj ate te beje zgjidhjet me te mira qe i interesojne - perfundoi z.Berisha.