PEC: 53 gazetarë të vrarë në 18 vende për këtë vit
"Tendenca për rritjen e numrit të gazetarëve të vrarë ka të bëjë me numrin e madh të krizave humanitare në gjysmën e parë të vitit, të shkaktuara nga konfliktet në Rripin e Gazës, Somali, Pakistan dhe Sri Lanka", theksoi sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate joqeveritare, Blaise Lampan.
Ndërkohë, dhuna ndaj gazetarëve u bë dukuri e shpeshtë edhe në vendet ku nuk ka konflikte të hapura siç është Meksika, Filipinet dhe Rusia.
"Numri i rritur i viktimave ndikon keq ndaj ndjekjes së pavarur të ngjarjeve dhe kufizon mundësinë e reporterëve për të informuar për atë që ndodh në shtetin ku janë", shton kryetarja e PEC-it, Hedajat Abdel Nabi.
Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku në gjashtë muajt e fundit janë vrarë gjashtë persona. Pas tij vijnë Somalia, Iraku, Meksika dhe Filipinet me nga pesë viktima, Rripi i Gazës me katër dhe Rusia gjithashtu me katër të vrarë.
Tre gazetarë janë vrarë në Kolumbi, nga dy në Afganistan, Sri Lanka, Nepal, Honduras, Guatemalë dhe Venezuelë, ndërsa nga një gazetar i vrarë është regjistruar në këtë periudhë në Indi, Indonezi, Madagaskar dhe Kenia.