PE ne Tirane me mision per krizen
Pak dite para mberritjes Kukan thote ne nje prononcim per mediat se ajo cka duan anetaret e PE-se eshte qe kur te mberrijne ne Bruksel te japin lajmin e gjetjes se konsensusit mes forcave politike. Qellimi i ketij takimi eshte se ne duam qe te sjellim ne Bruksel lajmin se ngerci politik ne Shqiperi eshte kapercyer dhe vendi eshte duke bere progres nepermjet gjetjes se zgjidhjeve qe mund te bejne te mundur avancimin e metejshem ne BE. Po ndodhi kjo Shqiperia mund te prese nje lajm pozitiv nga Brukseli. Pa kete do te jete e veshtire koha po iken dhe komisioni do te shpalle opinionin per Shqiperine. Liberalizimi i vizave do te behet dhe ajo qe kerkojme jane mesazhet pozitive nga Shqiperia dhe perseris se kjo vizite eshte rasti ideal per te na dhene lajme te tilla u shpreh Kukan. Ai kembenguli qe forcat
politike ta shfrytezojne viziten e delegacionit ne daten 4 nentor. Ndoshta mund ta ekzagjeroj por mendoj se pergjegjesite e partive politike dhe lideret e Shqiperise duhet te perfitojne nga rasti i ardhjes se delegacionit te PE ne Tirane per te na folur dhe per te na ofruar lindjen e nje situate te re ne Shqiperi qe nuk eshte gje tjeter vecse ajo qe kemi kerkuar prej kohesh. Pra zgjidhja e ngercit politik midis dy partive me te medha politike u shpreh Kukan. Gjithashtu nje tjeter ceshtje per te cilen do te flitet gjeresisht ne takimet ne Tirane te delegacionit te Parlamentit Europian eshte edhe lufta ndaj korrupsionit.
Axhenda
Delegacioni i Parlamentit Europian qe do te perbehet nga tete eurodeputete gjashte prej te cileve nga e djathta europiane EPP do te mberrijne ne Tirane ne daten 3 nentor. Nje dite me pas ne date kater ata do te nisin takimet me kreret e shtetit ku fillimisht ne oren 09.30 deri ne 10.00 do te kene takimin e pare me presidentin Bamir Topi. Me pas per rreth 45 minuta ata do te jene ne zyren e kryeministrit Berisha ku do te diskutojne pikerisht per krizen politike dhe luften ndaj korrupsionit. Axhenda e tyre vazhdon me zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta si dhe kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Brecaj. Ne oren 12.45 deri ne oren 13.30 pra per 45 minuta njesoj sa ne takimin me kryeministrin deputetet e Parlamentit Europian do te bisedojne per situaten politike me kryetarin e Partise Socialiste njeheresh edhe kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Pas nje takimi me disa organizata jo qeveritare eurodeputetet do te marrin pjese ne takimin e dyte te Komitetit Parlamentar te Stabilizimit dhe Asociimit BE-Shqiperi. Ne kete takim do te jene gjithashtu kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe kreu i Komisionit te Jashtem Fatos Beja. Ne axhenden e eurodeputeteve eshte edhe vizita ne qendren e prodhimit te pasaportave biometrike takimi me ministrin e Financave Ridvan Bode si dhe nje konference per shtyp.
Reuters Shqiperise mund ti refuzohet statusi kandidat
Shqiperia mund te mos marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Europian. Lajmin e ben te ditur agjencia Reuters qe citon zyrtare te Bashkimit Europian. Ne te njejten kohe ajo ben te ditur se Mali i Zi do te perfitoje marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave. Nderkohe agjencia Europian Voice Zeri Europian jep disa detaje duke iu referuar mbledhjes se 27 tetorit Kolegjit te Komisionereve. Sipas saj Shqiperia aplikoi per marrjen e statusit ne 4 prill te vitit te kaluar por vendi eshte paralizuar nga bojkoti parlamentar i opozites i cili vazhdon qe nga zgjedhjet e qershorit 2009. Kriza politike ne vend eshte arsyeja kryesore qe Tirana zyrtare mund te mos marre statusin e vendit kandidat por jo e vetmja. Europian Voice ben te ditur gjithashtu se dy ceshtje te tjera qe po ndikojne ne kete qendrim te Komisionit Europian jane edhe kapacitetet e dobeta administrative dhe problemet serioze me krimin dhe korrupsionin. Ne nuk kemi shume vend per manovrim tha nje zyrtar. Bllokimi politik na tregon dicka rreth gatishmerise politike te Shqiperise per bisedimet e anetaresimit citon me tej kjo agjenci lajmesh. Nderkohe vendi qe do te perfitoje ne 9 nentor do te jete Mali i Zi i cili aplikoi ne dhjetor 2008. Shtetet anetare do te duhet te arrijne nje vendim unanim nese ata do te pranojne propozimin e komisionit. Maxhoranca miraton me 72 vota ligjet Sterkaj kunde
Me largimin e opozites nga Kuvendi maxhoranca miratoi e vetme projektligjet ne rendin e dites. Ne fillim te votimit kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kerkoi disa minuta pushim me qellim mbledhjen e deputeteve te djathte ne salle. Me pas ajo u terhoq dhe u shoqerua nga Kryeministri Berisha. Me fillimin e votimit ne salle numeroheshin 73 deputete ndersa mungonin Dritan Prifti e ministri i Punes Spiro Ksera. I pranishem ishte edhe deputeti i PD Paulin Sterkaj i cili ka deklaruar se eshte ne opozite dhe votoi kunder te gjitha projektligjet me perjashtim te nje projektligji qe kishte te bente me nje detyrim nga NATO per Forcat e Armatosura. Ne fillim deputetet miratuan projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per te drejtat e njeriut dhe bio-mjekesine. Per kete konvente u shenuan 72 vota pro dhe 1 vote kunder ajo e Sterkajt. Nje tjeter projektligji me rendesi ishte dhe Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor. Edhe kete projektligj Sterkaj e votoi kunder. Ky projektligj eshte kundershtuar ashper nga opozita pasi eshte cilesuar si antikushtetuese ngrirja e fondeve te pushtetit lokal per pagesen e borxheve. Me tej u votuan me 73 vota pro ku edhe Sterkaj votoi pro projektligji Per standartizimin ushtarak ne Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise. Dje u votuan edhe dy projektligjet e mbetura nga seanca e kaluar ai per Buxhetin Faktit te vitin 2009 dhe projektligji Per disa shtese dhe ndryshime ne ligjin nr.8438 dt 21.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat e ndryshuara.
Adi Shkembi