PKK merr përsipër zjarrin në gazsjellësin turk
Kirkuk -Konfliktet midis ushtrisë turke dhe terroristëve kurd të PKK-së, kanë bërë që këta të fundit të shkaktojnë edhe zjarrin në gazsjellësin që lidh Irakun me jugun e Turqisë. Sipas të përditshmes turke Zaman, PKK ka marrë përsipër zjarrin në fjalë. Gazsjellësi është një linjë mjaft e rëndësishme pasi lidh Kirkukun, në veri të Irakut, me portin turk Ceyhan, në Mesdhe. Lajmi është bërë I ditur në faqen e internetit Firat, e njohur kjo si asgjënsi që mbështet terroristët kurd.