Pavarësisht krizës, Kanadaja nxit politikat ndaj emigrantëve
Pavarësisht krizës ekonomike që ka pushtuar mbarë kontinentin, Kanadaja do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për inkurajimin e imigracionit për të plotësuar mungesën e punëtorëve në zonat kryesore. Kështu ka deklaruar Jason Kenney, ministri i Emigracionit sipas të cilit kjo është një ndërmarrje e duhur për dalë nga kriza financiare. "Sigurisht, kriza ekonomike na shqetëson, por mendojmë se do të ishte kundërproduktive, nga pikëpamja e rritjes ekonomike, të ndërpresim furnizimin me punëtorë të atyre sektorëve që po rriten ende duke reduktuar nivelet e imigracionit", ka thënë ai në një intervistë për një televizion ukrainas, citon Reuters. "Synojmë të ruajmë një program të fortë emigracioni, por do të monitorojmë sigurisht situatën nga afër për t'u siguruar që po punon për Kanadanë dhe ekonominë tonë", shtoi ai.