E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Vatikani kërkon pakt financiar ndërkombëtar

Vatikani ka kërkuar një pak të ri ndërkombëtar për daljen nga kriza financiare që ka pushtuar mbarë globin. Në një lajm të publikuar në “Osservatore Romano”, Vatikani thekson se kriza aktuale është më shumë një krizë besimi. "Personalitete të shumtë dhe institucione publike dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkojnë një lloj Bretton Woods të ri", konferenca e pasluftës në themel të sistemit aktual financiar ndërkombëtar, kujton dokumenti. Sipas Vatikanit, "Sot shihet qartë se sovraniteti kombëtar është i pamjaftueshëm, madje vendet e mëdha janë të ndërgjegjshme se është e pamundur të arrihen objektivat kombëtare duke u mbështetur vetëm në politikat e brendshme: marrëveshje, rregulla dhe disa institucione ndërkombëtare janë absolutisht të nevojshme". "Ekziston mundësia e gjetjes së zgjidhjeve të tipit 'sovranitet i dyanshëm' siç tregon historia e integrimit evropian duke u nisur nga probleme konkrete dhe në kuadrin e një vizioni paqeje dhe prosperiteti të bazuar në vlera të përbashkëta", thekson Vatikani në këtë dokument

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›