PL, Meta: Do të jemi faktor vendimtar në zgjedhjet vendore në këshillin bashkiak të Tiranës

Partia e Lirisë deklaron se do të jetë faktor vendimtar në këshillin bashkiak të Tiranës. Deklarata u bë nga kryetari i PL-së, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në FB.
Sipas tij, puna e parë e këtij këshilli do të jetë ngritja e komisioneve hetimore “për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e Rilindjes”.
“Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj, do të marrin fund përgjithmonë. Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal i sektit të “Rilindjes” këto vite.”- shkruan Meta.
/rtsh.al/