E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE, më 7 nëntor, shqyrtimi dypalësh i legjislacionit që do të negociohet

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ndjekin rrugën e vet në bisedime me Bashkimin Europian. Data 7 nëntor shënon ditën kur këto procese do të mbahen jo më në të njëjtën tryezë e kohë sipas formatit Shqipëri, Maqedoni e veriut/ BE, por Shqipëri- BE.

Kjo fazë shënon fillimin e takimeve dypalëshe për shqyrtimin e mëtejshëm të legjislacionit që do të negociohet.

Ndërsa kanë mbajtur një takim gjatë javës me ministrin e brendshëm Çuçi, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë përcjellë pikërisht përmes fokusit të rendit, përqëndrimin e kërkesave për secilin vend, sipas performancës së secilit.

Referuar procedurës që nis me kapitujt 23, 24, pritmëria është që Shqipëria të tregojë ende pa u çelur këto kapituj se ka një situatë premtuese për rendin e shtetin e së drejtës që do i lejojë në vazhdim të ndërmarrë reforma të thella.

Ndërsa akoma nuk ka një përllogaritje se sa dhe si do të klasifikohet për këto bisedime reforma në drejtësi, që është cilësuar si pjesë e procedurave të bisedimeve e kapitujve për vendet e tjera, e pritshme mbetet ndjeshmëria e vendeve perëndimore për shifra konkrete të luftës kundër krimit e korrupsionit, por sidomos të krimit që del nga kufiri shqiptar.

Nga ana tjetër duke shqyrtuar për disa muaj sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend, detyrimi është që të hartohen udhërrëfyes për të tre fushat deri në marsin të vitit të ardhshëm.

Sundimi i ligjit dhe reforma e administratës publike janë detyrim për hapjen e grupkapitullit të parë, ndërsa udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike është vullnetar.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›