PLL: Anetaresimi ne NATO, enderr e kahershme shqiptare
Legalistet shprehen se per Kombin shqiptar dita e djeshme do te mbetet nje date historike sepse ne kete dite Shqiperia behet zyrtarisht anetare me te drejta te plota e Aleances se Atlantikut te Veriut, organizates me te fuqishme politiko-ushtarake te te gjitha koherave, garantuese e paqes dhe stabilitetit per vendet anetare dhe me gjere. "Partia Levizja e Legalitetit shpreh mirenjohjen e saj ndaj 26 vendeve anetare te NATO-s dhe ne menyre te vecante ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes per besimin e treguar ndaj vendit tone dhe mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme ne rrugen tone te reformave dhe plotesimit te standardeve", shprehet nepermjet nje deklarate per shtyp, PLL. Sipas saj, anetaresimi ne NATO eshte nje enderr e hershme e shqiptareve qe fatmiresisht u realizua vetem tani.