E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, pezull kandidatet qe do te verifikojne zyrtaret

Rozeta Rapushi

Kuvendi eshte ne dileme, per te ngritur komisionin per verifikimin e pastertise se figurave. Ne kalendarin e punimeve te Kuvendit, percaktohet se komisioni qe do te merret me verifikimin e pastertise se figurave, te zgjedhurve si dhe nepunesve, do te votohet ne seancen e sotme plenare. Por pavaresisht planit te punes te percaktuar, maxhoranca nuk eshte ende gati te depozitoje emrat e anetareve, me gjithe premtimet e bera. Zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci u shpreh dje per gazeten "Koha Jone", se ende nuk ka asnje emer te perzgjedhur. "Nuk ka emra ende, do te diskutojme diten e sotme", u shpreh Bumci. Debati do te nise ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku do te preket ceshtja me e debatuar e kesaj jave, te hapen apo jo dosjet ne baze te ligjit te miratuar nga maxhoranca. Me pas debati do te vijoje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Pas sinjaleve te dhena nga kryeministri Sali Berisha diten e djeshme, pritet qe grupit te shtyje edhe per pak kohe marrjen e nje vendimi, se cilet do te jene kandidatet qe do te verifikojne zyrtaret me dosje, ish bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Nga ana tjeter, opozita eshte e vendosur te mos jape as edhe nje emer per anetare te ketij komisioni. Perkundrazi, deputetet socialiste do te debatojne ne seance plenare per te mos lejuar jo vetem ngritjen e komisionit per verifikimin e pastertise se figurave, po as zbatimin e ligjit. Ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, hyri ne fuqi ne fund te muajit janar. Menjehere, maxhoranca nxitoi te deklaroje se komisioni per verifikimin e pastertise se figurave, do te ngrihet. Por kane kaluar rreth 20 dite, dhe ky proces ka mbetur pezull. Nuk mund te mohohet se nje nga faktoret kryesor eshte dhe "presioni" i nderkombetareve, te cilet sugjerojne korrigjimin e ligjit para zbatimit te tij. Si dhe pritjen e vendimit te Gjykates Kushtetuese nese ky ligj eshte ne perputhje me kushtetuten apo jo.

Gjykata Kushtetuese, kete jave vendimin

Ne kulmin e debateve nese duhet te zbatohet apo jo ligjin per hapjen e dosjeve, Gjykata Kushtetuese, pritet ti jape fund kete jave, kesaj dileme. Ky institucion, duket se do te "anashkaloje" procedurat e gjata te pritjes se shqyrtimit te nje ankese kundrejt nje ligji, duke marre ne shqyrtim ankesat e bera per ligjin e hapjes se dosjeve. Nderkombetaret bejne thirrje per pritjen e vendimit te kesaj gjykate mbi ligjin, para se ai te zbatohet ne praktike. Ne Kushtetuese jane depozituar tre ankesa te ndryshme, nga PS, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›