E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Pushtetarët e majtë, të papërgjegjshëm në dhënien e lejeve të ndërtimit”

Partia Lëvizja e Legalitetit, ka reaguar ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku ka shprehur keqardhjen për antireklamën e vlerave qytetare dhe urbanistike, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Sipas PLL, tragjedia e ndodhur në Gjirokastër riktheu në vëmendjen e opinionit publik situatën e rëndë në sektorin e ndërtimeve, krijuar pas abuzimeve me kërkesat e kriteret e domosdoshme teknike në fushën e ndërtimtarisë. PLL ka akuzuar të majtën për papërgjegjshmëri ne dhënien e lejeve të ndërtimit duke deklaruar se “pikërisht kur UNESCO e renditi Gjirokastrën në toplistën e prioriteteve të ruajtjes kulturore mbarëbotërore dhe guida e saj turistike u fut në marketingun turistik bashkëkohor, pushtetarë të majtë të papërgjegjshëm rendën të përfitojnë financiarisht, duke shpërfillur jetët njerëzore dhe kërkesat urbanistike që konservonin vijimësinë e traditës ndërtimore në Gjirokastër, duke e rrënuar atë drejt kakofonisë arkitektonike dhe vdekjes”, thuhet në deklaratën e PLL. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›