E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL, Spahiu takim me studentë të Drejtësisë: Mbani lart interesin kombëtar

13-02-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Ekrem Spahiu, i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj force politike, Sulejman Gjana, patën një takim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë.
Z. Spahia, njëherësh edhe zv.ministër i Mbrojtjes, u drejtoi një apel të rinjve për të mbajtur lart interesin kombëtar, ndërsa theksoi se për PLL-në çështja kombëtare qëndron mbi gjithçka.
Spahia vlerësoi rolin e çmuar të të rinjve përgjatë gjithë historisë së vendit, si frymëzimi i çdo ndryshimi. Ai kërkoi nga ata të kultivojnë vlerat më të mira të shqiptarizmës.
“Mbrojtja e interesave kombëtare, zhvillimi i shqiptarëve në mbarë hapësirën shqiptare mbetet prioritet i yni. Këtë do ta arrijmë vetëm duke u përpjekur të kultivojmë vlerat më të mira të shqiptarizmës”, cilësoi ndër të tjera Z. Spahia.
Në fjalën e tij, nënkryetari i PLL-së, Sulejman Gjana, u shpreh se kjo parti mbështetet në vlera të forta të besimit në Zot, dashurisë për atdheun si dhe për një familje të shëndoshë, si qeliza bazë e shoqërisë. Ai i ftoi të rinjtë që të mos heqin dorë nga idealizmi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
Në fund të takimit, studentët ngritën shqetësimet e tyre dhe morën përgjigje nga krerët e Partisë Lëvizja e Legalitetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›