Administrata shperblim 10 mije leke ne fund te vitit
Shperblimi zevendeson pagen e 13 e cila eshte hequr dy vite me pare. Parate nga fondi i vecante
TIRAN- Te gjithe punonjesit e buxhetore do te marrin nje shperblim prej 10 mije lekesh ne fund te vitit. Kjo zevendeson rrogen e 13-te qe jepej ne fund te vitit. Do te jene vete institucionet buxhetore ato qe do te krijojne nje fond te vecante i cili do te perdoret per shperblimin e punonjesve ne varesi te tyre.
Permes nje vendimi qeveria ka sanksionuar krijimin e nje fondi ne masen e pese per qind te totalit te fondit te pagave i cili do te perdoret me vendim titullarit te institucionit.
Fondi do te mbuloje shperblimet e punonjesve per rezultate te mira ne pune shperblimet ne fund te vitit ndihmat ne raste te fatkeqesive si dhe veprimtarite social-kulturore te punonjesve.
Pavaresisht perfitimeve te tjera vendimi parashikon dhenien e nje shperblimi prej 10 mije lekesh ne fund te vitit per cdo punonjes. Ne rastet e tjera sic eshte shperblimi per rezultate te mira ne pune apo shpenzime per veprimtari social-kultutore fondet perdoren me vendim te titullarit.
Ky lloj shperblimi jepet ne menyre te diferencuar nga drejtuesi i institucionit ne varesi te ecurise ne puneme kushtin qe te mos e kaloje vleren e nje page mujore. Me te privilegjuar ne kete jane punonjesit e administrates tatimore.
Ne statusin e punonjesve qe kontribuojne ne menyre te drejteperdrejte ne rritjen e te ardhurave tatimore keta te fundit kane te drejte qe te perfitojne shperblime per ecuri te mire ne pune qe shkojne deri ne dy paga mujore ne varesi te performances. Shperblim per pune te mire mund te marrin edhe drejtuesit e njesive te qeverisjes vendore.
Por ndryshe nga punonjesit vendimin per keta te fundit e merr eprori i tij ose ne rastet kur njesia funksionon me drejtim kolegjial vendimin e merr ky i fundit. shperblimi jepet vetem ne muajin dhjetor te cdo viti.
Per arsye qe nuk behen te ditura ne vendimi gjate ketij viti institucionet nuk do te kene mundesi te bejne shpenzime nga fondi i vecante per punonjesit qe arrijne rezultate te mira ne pune si dhe veprimtarite social-kulturore.
Per sa i perket fondeve ne rastet e fatkeqesive te punonjesve ato ndahen nga titullari i institucionit ne vlera nga 10 mije deri ne 30 mije leke kur kemi te bejme me vdekje te te afermve. Ne rastet kur kerkohet nderhyrje e shendetesore jashte vendit pagesa varion nga 30 mije deri ne 50 mije leke ne varesi te rastit. Shperblim parashikohet edhe ne rastet kur nje punonjes del ne pension.
Shperblimi per kete te fundit mund te jete deri ne nje page. Edhe shpenzimet per organizimin e nje veprimtarie social-kulturore hiqen nga institucioni. Nese ajo do te organizohet jashte qendres se banimit shpenzimet e transportit duhet te perballohen nga vete punonjesit.