Nuk ka fonde mbetet pezull ndertimi i tunelit
TIRAN- Tuneli Tirane-Elbasan eshte premtuar te ndertohet brenda 18 muajve duke filluar nga viti 2011 por kjo te behet realitet vetem nese qeveria arrin te gjeje financime nga bankat e huaja per kete veper.
Rruga ka nje vlere rreth 15 miliarde leke nderkohe qe qeveria ka parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem nje shume te pakonsiderueshme prej pese milione lekesh me shpresen e arritjes se nje marreveshjeje me bankat e huaja te cilat do te marrin persiper financimin e kesaj vlere.
Nese nuk do te gjendet nje financues i huaj qeveria premton te marre masat per mbulimin e shpenzimeve te tij me te ardhura nga buxheti i shtetit.
Te dy keto skenare jane publikuar dje nga Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi gjate shqyrtimit te tabelave te investimeve per kete sektor para Komisionit Parlamentar per Veprimtarine Prodhuese.
Olldashi pranoi ndarjen e nje fondi minimal nga buxheti i shtetit per ndertimin e tunelit vetem te pese milione lekeve duke parashtruar qellimin e qeverise per gjetjen e nje financuese te huaj i cili do te mbuloje shpenzimet nepermjet nje kredie. E nese nuk do te gjendet nje i tille sipas Olldashit qeveria do te beje te mundur vijimin e punes me para nga buxheti i shtetit.
Jemi ne negociata me disa institucione financiare qe kane shfaqur interes per kete projekt duke qene qe ne kemi nisur procedurat kemi menduar per alternativen e financimit nga bankat.
Nese do te mbyllej kjo do te ishte shume mire nese nuk zgjidhet do te shkojme me pagese nga buxheti prandaj kemi parashikuar kaq pak para - tha Ministri.
Te dy keto skenare jane pare me skepticizem nga deputeti socialist Ilir Beqja i cili shpjegoi se marrja e nje kredie per ndertimin e tunelit do te tejkalonte kufizimet e vendosura ne buxhet per nivelin e financimit te deficitit buxhetor.
Edhe po ti marrim parate nga bankat ligji na ve nje tavan mbi deficitin nuk ka rendesi nga gjenden parate. Keni dy drejtime te pasiguruara as nga bankat as nga buxheti - tha ai. Pavaresisht kesaj Olldashi siguroi se qeveria eshte ne rruge te mbare per gjetjen e financimeve per tunelin.
Per sa i perket skenarit te gjetjes se financimeve te huaja aktualisht ndertimi i tunelit mbetet pezull pasi deri me tani nuk eshte arritur ndonje marreveshje konkrete.
Edhe nese arrihet shuma qe parashikohet te merret borxh nuk eshte pasqyruar ne buxhet. Ligji per buxhetin e shtetit 2011 sanksionon financimin e buxhetit me borxh ose burime te tjera deri ne kufirin e 46 miliarde e 812 milione lekeve.
Ne keto kushte mundesia me e madhe eshte ajo e nje rishperndarjeje te fondeve midis projekteve qe parashikohet te mbeshteten me financime te huaja ne menyre qe te mos kalohet kufiri.
Skenari i dyte parashikon financimin e vepres me para nga buxheti i shtetit. Ne total tuneli parashikohet te kushtoje rreth 15 miliarde leke rreth nje here e gjysme sa fondi total per ujesjelles-kanalizimet ose afersisht sa fondi total i Ministrise se Brendshme.
Nese do te deshtonte me gjetjen e financimeve te huaja qeverise do ti duhet ti beje llogarite me parate qe ka ne buxhet por nje gje e tille do te kushtezonte shkurtime te medha ne zerat e tjere te tij.
Ne keto kushte duket se ekzekutivi do te jete i prirur te kerkoje perseri borxh nga bankat e huaja por per shkak se ende nuk ka nje marreveshje konkrete fillimi i punes per ndertimin e tunelit i cilesuar si prioriteti kryesor i investimeve ne infrastrukture mbetet pezull.