Nuk eshte e lehte te japesh cmime
Net me pare mbremjen e se henes nga Akademia Akt u mbajt ceremonia e cmimeve per vleresimin vjetor te radiotelevizioneve ne edicionin e dyte te tij. Sot nuk do te doja te isha gazetare qe ka punuar e vazhdon te punoje ne radio e televizion sepse pa dashur te paragjykoj askend mund te projektohem edhe si nje person i pakenaqur individualisht nderkohe qe siguroj kedo se e dashuroj kaq pa kushte kete profesion sa gara dhe koncepti i saj mbase do te ma materializonin kaq shume dashurine sa mund te ma vinin ne pikepyetje ate dhe une urrej te dyshoj mbi dashurine. Pavaresisht kesaj dhe nisur nga dashuria per profesionin tim nuk arrita te kuptoj shume gjera prandaj ndaj me ju disa mendime modeste. E para duke marre parasysh cmime per radio dhe televizione une shkova ne ceremoni sepse prisja te njihesha aty me operatorin me te mire me montazhierin me te mire me regjisorin me te mire me drejtorin me te mire te fotografise me skenografin me te mire me folesin me te mire te lajmeve radiofonike dhe televizive me drejtuesin me te mire te programeve me imazhin me te mire me gazetarin me te mire te politikes sociales kultures etj. etj. por nuk njoha askend nga keta sepse nuk kishte asnje nominim te tille. E dyta une nuk kuptova kategorite Cfare do te thote Bisede ne studio a thua se te tjerat jane biseda ne teleferik. Cfare do te thote cmimi per televizionin lokal ndersa nuk kishte as nominime kur ne kemi vetem dy televizione kombetare dhe te gjitha te tjerat lokale Cfare do te thote programe argetuese ku mungojne nominime si Mos e beso po deshe apo By pass show dhe ajo cfare eshte me e rendesishme cfare do te thote nominim Njezet prurje nga ku zgjidhen tre a kater apo tre a kater prurje ku nominohen po tre a kater pra te gjitha Me falni po ku eshte gara ketu
Meqe jemi te gjinite une prisja te shihja nje kategori per lsquotalk show-t nje kategori per reportazhin por jo. Une degjova programi me i mire radiofonik Po si mund te krahasohen ata kur jane teresisht te ndryshem nga specifikat e njeri-tjetrit Cfare te perbashketa ka programi i Aldos ne Klan me ate te Enkel Demit e Eduart Oges ne Club FM cte perbashket ka programi i Neritan Licajt ne Kiss FM me programin Nje kenge per ty ne Top Albania Radio e keshtu me radhe se jane shume.
Une nuk kuptova as mbi ckritere u vleresuan personazhet mediatike. Si eshte monitoruar puna e tyre Eumlshte marre per baze audienca Nuk besoj E para sepse ne nuk kemi nje mates te sakte te audiences dhe e dyta nese do ti besonim syrit te lire patjeter qe secili e mban mend shnderrimin e Big Brother ne kampionatin boteror te futbollit keshtu qe nese do kishte vendosur audienca BB nuk do qe vetem nje nominim. Po te marrim parasysh audiencen mjafton te bejme nje perllogaritje te thjeshte dhe modeste me sondazhe e intervista sa njerez shohin TVSH-ne Klanin Top Channel-in 8232Vizionin Ora News-in News 24en BBF-ne etj dhe vetem me nje llogari matematikore te klases se dyte fillore nuk dalin 5 a 6 cmime per TVSH-ne.
Pastaj ajo qe me shqetesoi nuk ishin vetem kriteret qe si mora vesh cilat ishin por edhe kush vleresoi. Ku ishin regjisoret operatoret formuluesit e muzikes operatoret e zerit montazhieret audio e video etj
Une e admiroj zonjen Nevila Nika jo vetem si drejtore te Arkivit te Shtetit por edhe per te gjithe kontributin social qe ajo ka dhene ne shoqeri madje edhe vete mediave duke u vene ne dispozicion deshmi e dokumente por nuk e kuptoj se si mund te vleresoje ne nje eveniment te tille pervecse nga pozitat e teleshikuesit apo degjuesit intelektual nderkohe qe Shqiperia ka qindra mijera konsumatore intelektuale mediash.
Une e adhuroj zonjen Zamira Koleci e zotin Virgjil Kule sepse jam rritur duke menduar e enderruar se nje dite do te doja tu ngjasoja por pavaresisht profesionalizmit te tyre une nuk mund te mos shkoj neper mend ndikimin emocional qe perfshin ata dhe secilin prej nesh per kujtimet. Vijne te dy nga shkolla e mrekullueshme e Radio Tiranes dhe TVSH-se e pikerisht per kete arsye une e shume te tjere e kuptojme ngazellimin e tyre kur cmimi per programin me te mire sportiv i jepet TVSH-se dokumentari me i mire i jepet TVSH-se satelitore programi me i mire radiofonik i jepet Radio Tiranes apo manifestimi me i mire muzikor i jepet Festivalit te Dhjetorit ne TVSH. Per ti rene pak me gjate do te vihemi edhe perballe konfliktit te interesave po te kujtojme se zonja Koleci ishte edhe drejtore e festivalit qe u nderua me cmim.
Nuk kuptova as rolin dhe kontributin e studenteve te Gazetarise te nivelit master qe sipas moderatorit te mbremjes shefit te Departamentit te Gazetarise prane Fakultetit te Histori- Filologjise zotit Artan Fuga kane qene te pranishem ne te gjithe procesin. Zoti Fuga perseriti shpesh se nuk ishte i duhuri per te modeluar mbremjen dhe kishte te drejte se zakonisht kete e bejne aktoret po nese ai nuk ishte i duhuri qe eshte shef i departamentit si mund te ishin te duhurit studentet Ata jane ne ndertim e siper te profilit te tyre si specialiste te komunikimit e per kete arsye eshte luks i madh te sugjerojne.
As une dhe askush tjeter nuk ve ne diskutim cmimet e shperndara sepse ne fund te fundit njeriu eshte i veshur me nje relativizem qe e perdor si do por patjeter qe me vjen keq ndersa e di me siguri se radioja dhe televizioni eshte i madh dhe brenda tyre ka aq shume nenndarje te cilat fatkeqesisht nuk i pashe.
Para dy vjetesh kam qene nje nga drejtueset e festivalit te videoklipit shqiptar dhe as jam shqetesuar ndonjehere se kush i fitoi cmimet. Une thjesht jam e kenaqur qe pashe nominime e cmime per cdo element te videoklipit si kamera montazh produksion grafike fabul interpretim etj.
Per ta mbyllur do te zgjidhja nje tjeter element te mbremjes abandonimin