E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLUS do shnderrohet ne operatorin me te mire te te gjitha rrjeteve

Berisha

Kryeministri Berisha i ftuar ne ceremonine e inaugurimit te Qendres se pare Teknologjike te operatorit te katert te telefonise celulare PLUS shprehu kenaqesine me te madhe ne arritjen e ketij investimi ne sherbim te konsumatoreve shqiptare. Bashke me Kryeministrin merrnin pjese edhe ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo dhe ministri i Financave Ridvan Bode. Ne fjalen e tij Kryeministri u shpreh se inaugurimi i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe europiane. Ky inaugurim perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern per njeriun e qyteteruar tha Berisha. Duke vleresuar ekipin e perbashket te investitoreve Kryeministri shprehu besimin se ky operator do te shnderrohet ne me te mirin e te gjitha rrjeteve dhe te te gjithe operatoreve ne hapesirat shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›