Inaugurohet "Cavalli Club" në Dubai
Këtë herë, stilisti i famshëm Roberto Cavalli ka menduar të shfaqet ndryshe, të dalë jashtë botës së modës. Në një atmosferë pritjeje, të magjishme, por edhe të mistershme në të njëjtën kohë, stilisti i famshëm italian, Roberto Cavalli, inauguroi klubin e tij të ri "Cavalli Club" në Dubai. Në evenimentin e jashtëzakonshëm të ofruar nga stilisti kanë qenë të pranishëm shumë VIP-a me famë ndërkombëtare.
Roberto Cavalli e njeh mjaft mirë stilin e jetesës së Dubait, të cilin e përshkruan si një prej qyteteve më ngacmuese që ekziston në botë, plot jetë dhe që po zgjerohet ditë pas dite në Lindjen e Mesme. Sipas tij, është vendi ideal për të prezantuar një koncept të ri për klubet dhe jetën e natës.
"‘Cavalli Club‘ do të jetë një vend ku njerëzit mund të takohen dhe të njihen, të bëjnë blerje dhe të relaksohen në një ambient luksoz dhe elektrizues. Ambienti brenda, arkitektura, mobilimi dhe çdo detaj sjellin një atmosferë begatie. Çdo pjesë është studiuar për t‘u ofruar klientëve një eksperiencë unike, është e bërë me forma intriguese, struktura abstrakte dhe materiale të çmuara. Ky është klubi im i parë në Lindjen e Mesme dhe jam vërtet krenar për këtë ceremoni hapjeje në Dubai", tha Cavalli.
I hapur në bashkëpunim me "Pragma Group", "Cavalli Club" do të sjellë në Dubai një koncept të ri të jetës së natës. Çdo element është realizuar në stilin unik të Cavalli-t, duke filluar nga muret e zbukuruara me kristale "Swarovski", te tavani i ndriçuar me fosfor të zi dhe posterat me modele të vendosur në çdo cep të klubit. Janë dashur 463 mijë kristale "Swarovski" për të ndërtuar muret ndarëse të "Cavalli Club".
Në katin e sipërm gjendet një restorant italian, ku klientela e rafinuar mund të shijojë një meny të shkëlqyer me përbërësit më të mirë të kuzhinës italiane, si dhe një sushi bar brenda të cilit njerëzit mund të ulen përdhe përpara tavolinave të ulëta karakteristike në stilin japonez. Përkrah restorantit gjendet një tjetër bar, ku klientët mund të shijojnë ushqimet ekzotike. Është një atmosferë shik dhe trendi me muzikë hipnotike, e miksuar nga dixhejt më të mirë ndërkombëtarë.
Duke qenë se klientët e lokalit të ri janë natyrisht fansa të markës, nuk mund të mungonte edhe një butik me veshje e bizhuteri të shtrenjta. Në katin e nëndheshëm, përmes hollit të madh të hyrjes, ndodhet butiku që ofron një gamë të gjerë artikujsh të shtrenjtë: bizhuteri dhe ora "Roberto Cavalli" dhe "Just Cavalli", si dhe produkte të zgjedhura ushqimore që vijnë të gjitha nga Italia.
Natyrisht është një luks pa limit. Para hyrjes ka qenë i shtruar një tapet i kuq, me qëllim që fotot me VIP-at të ishin edhe më tërheqëse. Baret me restorantin i ndan në mes një mur perlash kristali. Kuzhinierët kishin përgatitur pjata të dekoruara si lëkurë zebre. "Jam i bindur se do t‘i bëj për vete arabët, të cilët çmenden pas linjës sime të mobilimit, madje më shumë se italianët.
Me "Cavalli Club", që do të qëndrojë hapur nga ora 19.00 deri në 02.00, stilisti do të sjellë një tjetër filozofi të jetës së natës, shoqëruar me aperitivë, darka madhështore dhe muzikë në sfond për të kërcyer. Ky klub është projektuar nga arkitekti Italo Rota, që barin dhe restorantin me 50 vende ka menduar ta mobilojë tërësisht në stilin e Cavalli-t (stilisti pëlqen lëkurën e leopardit). "Ndërtimi i këtij klubi ka kushtuar 30 milionë dollarë", tha Munir Al Sati, aksioner i gupit "Pragma", i cili është bashkëpunëtor i stilistit fiorentin. "Cavalli Club" është i destinuar të hyjë në librin e rekordeve "Guinness" për numrin e kristaleve të përdorura. Gjithashtu, mbi bar është vendosur edhe një tendë e madhe për të bërë hije, sipër së cilës është stampuar një urë e vjetër, ndërsa në banjën e zonjave qëndrojnë vazhdimisht tre grimiere, të cilat janë në dispozicion të femrave. Në festën e inaugurimit të "Cavalli Club" kanë qenë të ftuar 1000 persona nga e gjithë bota, mes tyre Virginie Ledoyen, Elsa Patagi, Anna Falchi, Mis Universi (Diana Mendoza) dhe këngëtarja e famshme italiane Elissa. Të ftuarve u është ofruar një darkë gala nga restoranti italian i klubit, më pas zëri magjepsës i këngëtares Estelle i ka elektrizuar të gjithë të ftuarit e stilistit.
Inaugurimi
Stilisti italian, Roberto Cavalli, "ka zbarkuar" në Lindjen e Mesme, e pikërisht në Dubai, ku sapo ka inauguruar klubin e tij personal "Cavalli Club". Çdo element i lokalit, ku gjendet gjithashtu edhe një restorant, butik dhe dyqan me produkte ushqimore që vijnë nga Italia, është realizuar në stilin e Cavalli-t. "Cavalli Club është klubi im i parë në Lindjen e Mesme dhe jam krenar për këtë ceremoni hapjeje madhështore", ka thënë stilisti