E Diel, 1 Nëntor 2026

POETEKA : Fryma ndalon tek poezia, në aktivitete që «të marrin frymën»

Nisi të hënën në mbrëmje ceremonia e hapjes se Edicionit IV të festivalit ndërkombëtar të Poezisë dhe Literaturës POETEKA, në një nga vendet më rëndëishme për historinë dhe kulturën shqiptare në muzeun Arkeologjik të Durrësit, vend ku ruhen dëshmitë dhe vlerat e njërit prej qytetërimeve të hershme të bregut të Adriatikut lindor. Poeteka nisi me mirseradhjen e poetëve në festival, dhe në këto mjedise është dëgjuar edhe krijimtaria e tyre në gjuhën në të cilën është shkruar. Tingujt e violinës së Spartak Sinamatit, koncert Maestër në RTSH, krijonin një ndjesi të mirë në këtë mpleksje mes gjuhëve, fjalimeve dhe përshëndetjev emocionale dhe vizitave qark Muzeut Arkeologjik në Durrës. Të ftuarit nga 20 vende të botës, dje, në ditën e dytë të festivalit kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, programin si pjesëmarës të këtij festivali. Mes këtyr pjesëmarrësve nuk mungojnë ata që vinë edhe për herë të dytë në këtë festival. Ka qenë ora dhjetë e gjysëm ku pas takimev të shpejta të mëngjesit të të ftuarëve të festivalit, nis në Muzeun Etnografik në Durrës, kuinteti i prezantimeve të stileve të autorëve të vendeve të ndryshme të botës. Me moderator Arian Lekën u prezantuan me krijimtarinë e tyre Francesko Micieli nga Zvicra, Krenar Zejno nga Shqipëria, Tanja Bakiç nga Mali i Zi dhe Alisa Velaj nga Shqipëria.

Pas këtij prezantimi festivali vijon traditën me vajtjen e grupit të poetëve tek Torra Veneciane, një monument i lashtë, që i çudit të gjithë me ekzistencën e saj. Në katin përdhes të saj, në Kafe nis para pjesëmarrësve një intervistë me Claudia Keelan, që ka ardhur nga SHBA. E intervistuar nga Baviola Shatro ajo rrëfeu eksperiencat e saj poetike si ajo traditës daneze që sipas Claudias nuk ekziston më dhe ajo e ka kthyer në gjuhë. Të tjera kuriozitete nga jeta e Claudias si frika që ka ajo nga imazhet që të « vjedhin shpirtin » do të bëhen të njohura në intervistën e saj që do të botohet në gazetën « TemA », ndërsa vetë ajo në mbrëmje sërish ka mbajtur një kumtesë me titull Të kujtosh Stevens-in, shoqëruar edhe nga një ligjëratë e Parid Teferiç, « të përkthesh Stevens-in. Tek Torra Veneciane pas intervistës së Claudias Keelan kishte lexime nga autorët Casimiro De Brito, që ka ardhur nga Portugalia, Iolanda Malamen, poete rumune, Francis Chenot nga Belgjika, Maks Velo nga Shqiperia dhe poeti që është konsideruar i erosit Pano Taçi nga Shqipëria. Leximet e tyre u bën me moderatorin Erion Kristo dhe shoqërimin me atë lloj muzike që quhet e patriarkëve. Këtë kënaqësi muzikore ua fali të gjithë të pranishmëve me interpretimin e tij me Bass tubo, Fatos Mullai. Nga moderatori Erion Kristo edhe poetët u quajtën patriark të letrave. Muzika ka qenë ajo që ka shoqëruar dhe do të shoqëroj vargjet gjatë ditëve të Edicionit IV te Poeteka-s, ku dhe në orët e mbrëmjes në Pallatin e Kulturës, Durrës ku ligjëronte Claudia Keelan dhe Parid Teferiç, moderatori Arian Leka kishte zgjedhur artistin e mirënjohur që luan në violonçel, Aristidh Prosin për të interpretuar Rapsodinë Blu të G.Gershwin. Aktori Arben Derhemi ka recituar nderkohë disa nga poezitë e Stevens-enit. Aktivitetet e Festivalit të Poezisë dhe Literaturës POETEKA e kanë bërë traditë që të zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes. Kështu në vijim të kumtesave ose me saktë të « Ad honorem- Wallace Stevens » pjesëmarrësit mblidhen në bar 6KANÇI për promovimin e librit « Mendje Dimri » me poezi të zgjedhura nga Wallance Stevens, botim i Poeteka, shtator 2008. ky promovim u shoqërua nga një koktej me pije të traditës nga vendet pjesëmarrëse në Edicionin IV të festivalit të Poezisë dhe Literaturës POETEKA. Ka qenë ora 20.00 e ditës së djeshme kur po në bar 6KANÇI poeti Ron Winkler nga Gjermania Lindita Arapi nga Shqipëria krijuan një duet leximesh nën tingujt e rock, ndërsa moderator ishte Thomas Wolfarhrt nga Gjermania. Në vijim ka pasur DkumentaL/Videopoemë « M 15prill » me regji të Tim Web, që mban edhe titullin e poezisë « 15 –th February » të poetit Peter Reading/ Angli. Filmi është një përzierje e vargveprimit dhe animacionit për të përshkruar mospranimin simbolik dhe rrjedhojat e tij sadiste, sigurse shfaqet në poemën e ofruar nga Peter Reading. Filmi flet për një dashuri që ka shkuar keq në 298 copëzime dhe është prezantuar në festivalin POETEKA nga Thomas Ëohlfahrt. Me këtë ritëm akivitetesh janë të programuar të gjitha ditët e festivalit që sapo ka nisur pelegrinazhin e tij poetik. Poetë nga SHBA, Britania, Rumania, Holanda, Shqipëria, Kroacia e shumë vende të tjera i janë përgjigjur ftesës së këtij festivali të organizuar nga Arian Leka dhe tashmë janë pjesëmarrës të kaq shume levizjeve nëpër Shqipëri, dëgjimev e leximeve të pafund. Qyteti i lashtë i Durrësit duket se po kremton një javë të shenjtë. Duket sikur fryma ka ndalur tek Poezia në kaq shumë aktivitete që « të marrin frymën ». «Na duket kështu, sepse të ndalosh tek poezia është një gjest njerëzor që është harruar, pohon një nga pjesëmarrësit e festivalit, po njeriu nuk duhet të heq dorë nga poema, kënga e shpirtit. Është njësoj sikur të ketë hequr dorë nga mirësia, humanizmi. Ne sot jemi bërë manjak të mbajmë kohën që ikën, po duhet të jemi përgjegjës edhe për kohën që ka shkuar ». Ky festival poezie më mrekullon, shton ai. U jam mirënjohës organizatorëve që më japin rastin të jem pranë poezisë si rrallëhere, « por edhe vendi juaj është një poezi me vete » thotë ai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›