TKOB, rikthehet ne skene pas 46 vitesh baleti "Delina"
TIRANE- Ne Teatrin e Operas dhe Baletit jane zhvilluar sot provat per shfaqjen e baletit ‘Delina’ e cila vjen premiere ne daten 5 mars, ndërsa për publikun do të jepet dhe në datat 6 dhe 7 mars.
“Delina” me muzike te artistit te madh Cesk Zadeja dhe libret te Agron Aliajt rikthehet në skenë pas 46 vjetesh. Këtë pjesë shqiptare do ta sjellin në skenë solistet Enada Hoxha, Gerd Vaso e trupa e baletit, ndersa skenografia dhe kostumet jane pergatitur nga Taulant Pustina. Nderkaq lidhjet e Agron Aliajt me "Delinën" janë jo vetëm si koreograf. Kjo është një ndër shfaqjet e para ku ka interpretuar, në rolin e Arbanin, krah Zoica Haxhos, në rolin e Delinës.
‘Delina’ konsiderohet si nje nga baletet me te njohur te repertorit shqiptar. Në libretin e ri, historia e Delinës rri në triptik bashkë me legjendat e "Norës" së Andrea Skanjetit, dhe me legjendën e Doruntinës. Në rolet kryesore të "Delinës" interpretojnë solistët: Enada Hoxha, Gerd Vaso, Greta Hushi, Isida Mollaymeri, Sokol Zhugri etj .
(s.g/balkanWeb)