E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE: Të realizohen reformat e integrimit, opozita shqiptare përgjegjëse për bllokimin e procesit

30-01-2013 / Gazeta 55

“Mos prisni të realizoni reformat. Anëtarësimi në BE nuk është një rendje drejt fundit, por një fillim që duhet të jetë i suksesshëm” Ky është konkluzioni i konferencës të Partive Popullore Europiane për Ballkanin. Por në Shqipëri është pikërisht zvarritja e tre reformave që mban peng statusin e kandidatit. Eurodeputetët dhe përfaqësues të organizatave të tjera nuk kanë hezituar të fajësojnë hapur opozitën shqiptare për bllokimin e procesit të integrimit .
“Dua të ndalem tek zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Partia socialiste shqiptare bojkoton rrugëtimin europian të Shqipërisë. Duhet ti themi gjërat hapur. Se nëse partia socialiste nuk do njohë sërish rezultatin e zgjedhjeve të 2013, atëherë ne do kemi një problem me Shqipërinë. Por problemi ynë do të jetë partia që bojkoton zgjedhjet dhe jo qeveria apo shumica e popullit shqiptar. Duhet të jetë e qartë kjo, sepse përndryshe do të krijojmë sërish mosmarrëveshje. Ne duhet të mbrojmë një proces zgjedhor demokratik dhe transparent që Shqipëria ka ndërtuar gjatë këtyre viteve”, u shpreh kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Riccardo Migliori
Keqardhjes së artikuluar nga komisioneri Stefan Füle i bashkëngjitet edhe ajo e eurodeputetëve: Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm, por avancimi në garën e integrimit është peng i tre ligjeve. Sipas eurodeputetëve, bojkoti i opozitës në çfarëdolloj forme nuk e ndihmon vendin.
 “ Në Shqipëri kam përshtypjen se janë bërë shumë arritje, por  ka mosmarrëveshje midis qeverisë dhe opozitës. Nëse lexoni shtypin e përditshëm, ju do të habiteni, sepse nuk ka politikanë që e trajtojnë njëri tjetrin në këtë mënyrë.  Tensioni midis forcave politike reflekton një imazh negativ për Shqipërinë , që vendi nuk e meriton. Më duhet të them, se është bërë shumë progres nga qeveria, por fatkeqësisht opozita ka luajtur një lojë shumë të keqe. Opozita nuk ka mbështetur vullnetin e popullit shqiptar për të marrë sinjalin e duhur nga Brukseli, që shqiptarët janë në rrugë të mbarë.  Ajo që mund të bëjmë ne, është që të themi që i duam shqiptarët në Bashkimin Europian. Për të arritur këtë, ka ende disa hapa për të hedhur, por handikapin më të madh e shoh në rradhët e opozitës”, nënvizoi eurodeputetja, Doris Pack.
Për ministren e Integrimit të Shqipërisë, qartësia e mesazhit të Brukselit këtë radhë është edhe më e madhe.
Në rekomandimin e Komisioni Europian të 8 tetorit 2012, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë kushtëzohet me votimin e Ligjit për Gjykatën e Lartë, atë të Nëpunësit civil dhe përmbylljen e reformës parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›