E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Fyle, Meta: Të votohen 3 ligjet

30-01-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i ka bërë sërish apel politikës shqiptare që të kalojë këtë periudhë stanjacioni dhe të votojë 3 ligjet e integrimit, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Duke iu referuar apelit të komisionerit të Zgjerimit Stefan Fyle, ai tha se politika shqiptare të bashkojë të gjitha energjitë në funksion të integrimit.
“Ardhja e Fyles, mundësi për politikën për të bashkuar energjitë dhe përpjekjet për të kaluar këtë moment stanjacioni dhe në radhë të parë të miratimit të rregullores për procedurat parlamentare. Të miratohen 3 aktet dhe statusi të sigurohet para zgjedhjeve të 23 qershorit”- deklaroi Meta.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për koalicionin e ardhshëm, Meta tha se aktualisht LSI po respekton marrëveshjen me PD dhe do të prononcohet për këtë në kohën e duhur.
Lidhur me shpalljen non grata të përfaqësuesi i Agimit të Artë, Kristos Papas, kreu i LSI tha se ai ka cenuar sovranitetin e Shqipërisë, ndërsa shprehu besimin se qëndrimi i Tiranës zyrtare do të mbështetet nga politika greke.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›