PPE apel gjithe shqiptareve, votoni Sali Berishen Rozeta Rapushi
Partite Popullore Europiane, grupi qe perbehet nga 73 parti, i bene thirrje te hapur dje te gjithe shqiptareve, qe te votojne ne 23 qershor, Kryeministrin Sali Berisha, ndersa shprehen mbeshtetjen e hapur per vijimin e qeverisjes se kreut te qeverise. PPE, qe ne grup ka partine e kancelares Anxhela Merkel, Kryeministrit te Polonise: Tusk, te Suedise: Reinfeld, te Spanjes: Rahoy, te Finlandes: Katainen, te Greqise: Samaras dhe te tjere, shprehen dje vleresimet maksimale per Kryeministrin dhe modelin e tij qeverises. “Partite Popullore Europiane dhe Presidenti i tyre, Eilfried Martens, jane te gezuar qe Shqiperia ka nje qeveri te kujdesshme dhe me stabilitet, qe ka qene e afte per te marre vendimet e duhura ne kete kohe te veshtire ekonomike dhe financiare ne Bashkimin Europian. Nen drejtimin e Sali Berishes, Shqiperia eshte bere anetare e NATO-s dhe ka bere shume perpara drejt integrimit Europian duke u shnderruar ne nje partner te besueshem”, - vleresoi dje PPE. Sipas ketij grupimi te madh politik ne Parlamentin Evropian, qeveria e Shqiperise dhe Partia Demokratike kane treguar vullnet te forte politik dhe kane arritur me sukses implementimin e reformave mbreselenese, dhe ne te njejten kohe kane ruajtur rritje pozitive ekonomike dhe kane forcuar ekonomine e vendit. “Ne fakt, nen qeverisjen aktuale, te Sali Berishes, Shqiperia eshte bere nje model rajonal per ndalimin e krizes ekonomike. PPE pergezon Kryeministrin Berisha per punen e tij te shkelqyer dhe vendosshmerine e tij per ta cuar Shqiperine perpara drejt integrimit ne Bashkimin Europian”, - vijon ne deklaraten e djeshme PPE. Ata shprehen vleresimet per miratimin e tre ligjeve ne Kuvend pas bllokimit te mbi 230 dite nga Partia Socialiste. “Ne ishim vecanerisht te gezuar kur tre ligjet per integrimin europian, te kerkuara nga Komisioni Europian, me ne fund u votuan ne Parlamentin shqiptar, pas nje bojkoti dhe bllokimi mbi 230 dite nga Partia Socialiste, e cila kerkon ta mbaje vendin peng dhe te bllokuar ne te kaluaren. Pa dyshim, PPE mbeshtet plotesisht Kryeministrin Sali Berisha dhe ne jemi te sigurt qe shqiptaret do te rijapin voten, besimin e tyre per Partine Demokratike ne zgjedhjet e dites se diel”, - reagoi dje PPE. Grupimi i partive politike te djathta ne Parlamentin Evropian, shtoi gjithashtu se jane besimplote se zgjedhjet e 23 qershorit do te shenojne nje hap te rendesishem perpara per Shqiperine drejt integrimit Europian te saj.