E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama 300 mije euro per helikopter ne fushate

Deri ne minutat e fundit te mbylljes zyrtare te fushates elektorale ne oren 00:00 te dites se sotme ne teatrin e TV Klan, Kryeministri Sali Berisha ju pergjigj gazetareve ne lidhje me reformat e bera nga qeveria, premtimet per mandatin e trete si dhe objektivat ne rast fitoreje. Ndersa akuzoi kundershtarin e tij politik per abuzime me fondet ne kete fushate elektorale. I pyetur se sa kushtoi fushata e selise blu, Berisha tha se transparenca do te behet ne baze te ligjit, por nuk ka kushtuar as sa helikopteri i marre me qira nga Rama. “Ta garantoj une se ka shkuar, jo me shume se helikopteri qe vjen nga Italia. Se sa ka kushtuar, fushata do te kontrollohet qindarke per qindarke. Ne kemi miratuar ligjin per kete. Por zoteri, te marresh helikopter ne Itali, te vije nga Bari dhe te qendroje dy dite ne dispozicion se do te bashkosh, Tom Doshin me Shpetim Gjiken, kjo nuk di c’te them. Opozita qe na merr helikopterin ne Itali dhe na nxjerr Maksutin, qe s’ka lope, gjasme u qan hallin. Jane te pakten 300 mije euro te shpenzuara me helikopterin”, - permendi kryeministri. Nga ana tjeter, Berisha tha se premtimet e tij per ulje taksash dhe ndihme te metejshme ndaj biznesit, nuk jane populizem, perkundrazi. “Absolutisht jo. Eshte filozofi. Nese ulja e taksave tek ne nuk do te kishte pasoja pozitive tek ne, nese nuk do te jepte ne 6 vite, 9.2 miliarde dollare me shume, atehere ne nuk do te vijonim premtimet tona. Buxheti i vitit 2012 eshte dy here me i madh se ai i vitit 2005. Ne kulmin e krizes, Shqiperise i trefishoi investimet e huaja”, - theksoi kreu i qeverise. Berisha ju pergjigj interesit te medias edhe per reforma kyce si ajo e pronave dhe e legalizimeve. Persa i perket pronave, Berisha tha se falsifikimet e gjetura ishin me te medha se Mali i Dajtit, por theksoi se reforma po perfundon dhe shume shpejt do te jete gati edhe harta dixhitale. Persa i perket legalizimeve, kryeministri tha se po punohet qe ky proces te perfundoje sa me shpejt. Ajo qe Berisha theksoi eshte se qeveria nder premtimet kryesore per kater vitet e ardhshme ka rritjen e rrogave, pensioneve, zhdukjen e papunesise, rritjen e turizmit dhe rruget. “Se pari, ne program ne do i qendrojme vendimit tone per rritje te rrogave e pensioneve. E kemi bere dhe do e bejme. Se dyti do te jete punesimi. Jemi gati ta faktojme se si do ti sigurojme 51 mije vende pune. Tjeter synim eshte turizmit, qe do te jete edhe gjenerator i vendeve te reja te punes. Persa i perket rrugeve, zhvillim pa rruge nuk ka”, - siguroi Berisha. Ai u shpreh se rritja e rrogave qe do te behet nga 1 korriku, eshte ajo e parashikuar ne kater vjecarin qe kjo qeverisje mbyll. Por siguroi se ne te ardhmen do te ndodhe e njejta gje.

“Zhvillim pa rruge nuk ka, do t’i perfundojme te gjitha”

Ne mandatin e trete qeverise, kryeministri Sali Berisha premtoi dje se ndertimi i rrugeve do te vijoje dhe Shqiperia do te jete nje vend i zhvilluar. Nder to, me kryesoret jane perfundimi i Rruges se Arbrit dhe Boshti i Jugut. “Zhvillim pa rruge nuk ka”, - beri te qarte kryeministri duke ju pergjigjur edhe interesit te medias se sa kushtojne keto rruge. “Çmimet e ndertimit te rrugeve, jane transparente. Ne detaje se sa shkon nje kilometer rruge ne cdo terren. Ne dijenine time, cmimet ne Shqiperi jane me te uleta se ne cdo vend tjeter ne rajon. Nuk eshte e moralshme qe nje zone ta kete rrugen dhe nje tjeter jo. Rruget prodhojne punesim, zhvillim”, - beri te qarte kryeministri. Nga ana tjeter, ai siguroi se zgjedhjet do te jene te lira dhe te qeta ashtu si edhe fushata elektorale, do te zhvillohen ne menyre paqesore dhe te lira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›