Aleatet nuk bien dakord per mandatet, Rama: Do te marrim 77, Meta: 80
Pasi kane bere nje muaj fushate elektorale te ndare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta zhvilluan dje nje konference per shtyp te perbashket. Rama dhe Meta percollen tek komisioneret e tyre mesazhin e mbrojtjes se votes, jo vetem te forcave te tyre, por te gjithe aleateve. “I kujtoj pjesetareve te skuadres sone te perfshire ne administrimin zgjedhor se, PS dhe aleanca jone ka detyrim te deklaroje paprekshmerine e cdo aleati ne gare. Asnje vote te mos cenohet, te mbrohet cdo parti e vogel, te mos tjetersohet ne numerim”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Por ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta ishte i sigurt ne nje fitore me 80 mandate, Rama e ka ulur steken e sondazheve ne 77 mandate. “Na intereson te fitojme me dinjitet, ne jemi aleanca per Shqiperine Europiane dhe bashke me LSI perfaqesojme opoziten ne komisione dhe grupe numerimi, jemi te vendosur te mbrojme voten e cdo zgjedhesi. Do ia dalim te nxjerrim nga kutite rezultatin qe presim 77 deri ne 80 mandate, diten e dielen ky rezultat duhet te dale i paprekur nga kutite”,- tha kreu i PS-se. Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta folur per koalicionin dhe marrjen e me shume mandateve. “Une shpreh besimin e plote se Aleanca per Shqiperine Evropiane do te fitoje 80 mandate. Eshte e qarte se kjo eshte aleanca me e madhe qe nga viti 1992, qe ka marre pjese ne zgjedhjet elektorale dhe jo vetem kaq, por kjo aleance do te vije duke u zgjeruar pas 23 qershorit, sepse ne themel te saj eshte fryma e bashkepunimit dhe e gjitheperfshires”,- tha kreu i LSI-se. Edhe gjate takimit te djeshem, kreu i LSI-se nuk ka pranuar te flase per menyren sesi do te ndahet pushteti mes PS-se dhe LSI-se, ne rast te fitores se zgjedhjeve. Ai tha se baza e bashkepunimit do te jete marreveshja e qytetit te Shkodres. “Marreveshja qe ne kemi bere, eshte marreveshja e Shkodres dhe natyrisht qe pas ketyre zgjedhjeve, e theksova se, aleanca per Shqiperine Evropiane do te jete edhe me e gjere se cka hyre ne keto zgjedhje per arsye sepse kete e garanton fryma e bashkepunimit, e tolerances, e gjitheperfshirjes qe do te thote shume me teper sesa bashkime partish apo individesh, por do te thote nje mentalitet i ri i qeverisjes ne vend dhe i raportit me qytetarin, me shoqerine civile, me grupet e interesit. Pra eshte shume me gjere se sa thjesht ceshtje partish”,- u shpreh kreu i LSI-se, Ilir Meta. Lidhur me pritjen e rezultatit, Rama tha se edhe pse ndjehej i sigurt ne fitore, Partia Socialiste do te festoje vetem kur te jete vulosur rezultati final i zgjedhjeve. “Edhe pse fushata jone ka marre formen e nje feste ne do festojme pas fitores, kur vula te jete vendosur mbi rezultatet qe presim. Duam t’ju drejtohemi atyre qe na kane mbeshtetur, per keto 48 ore qe jane me te rendesishmet”,- tha Edi Rama.
APELI
“Çdo vote eshte e vlefshme”
Kreu i LSI-se ka folur dje ne konferencen me kreun e LSI-se per mbrojtjen e votave. “Dua te konfirmoj vendosmerine tone per te bashkepunuar shume ngushte me PS, por dhe me te gjithe subjektet e tjera qe kane pergjegjesite e tyre ne administrimin e ketij procesi zgjedhor per te mbrojtur edhe nje vote te vetme nga cdo tentative tjetersimi dhe trysnie sepse edhe nje vote e vetme eshte mjaft e rendesishme per te gjithe standardin e ketyre zgjedhjeve”,- u shpreh kreu i LSI-se, Ilir Meta. Ai ka bere apel per strukturat e shtetit qe te angazhohen per nje proces brenda standardeve demokratike. “Shpresoj qe kete ta kuptoje ne radhe te pare me mire se kushdo Kryeministri aktual z. Berisha, i cili duhet te pranoje me ne fund zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne Shqiperi, te mos behet nje pengese per to”,- tha kreu i LSI-se.