E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i fshihet dhe Zerit te Amerikes Gentian Hoxha

U bene 6 dite qysh kur kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, kryetari i Nenkomitetit per Evropen dhe Euroazine, ne Komitetin e Çeshtjeve me Jashte te Kongresit Amerikan,i ka kerkuar Prokurorit te Pergjithshem te Amerikes te hetoje lidhur me dyshimet per financime te paligjshme, shkelje ligji dhe pastrim parash nga Edi Rama.

Ka 4 dite qe ky lajm u publikua nga mediat shqiptare por ende nuk ka asnje reagim nga PS dhe Edi Rama. PS refuzoi t’u pergjigjej pyetjeve nga radiotelevizioni “Zeri i Amerikes”, ndersa Edi Rama u pyet direkt nga gazetaret diten e djeshme por, perseri nuk pati pergjigje, duke i dredhuar pyetjes dhe burimit te financimit e duke u mjaftuar se ishin shpifje.

A mund te shmangen kaq thjesht pyetjet e kesaj natyre, saqe kane ngritur pikepyetje ne Komitetin me Jashte te Kongresit Amerikan dhe po behet ceshtje e hetimi e Prokurorit te Pergjithshem te Amerikes?

Edi Rama e ka fshehur te verteten nga qytetaret ne menyre sistematike. Tashme eshte koha qe Rama te dale para qytetareve dhe mos ti mashtroje me per aktivitetet ilegale te tij dhe te Partise Socialiste.

Po cfare fshihet dhe pse nuk deklarohet burimi i te ardhurave, menyra e pageses, si dhe perfshirja, roli i personave te ndryshem ne kete ngjarje misterioze?

Pse Edi Rama si politikan qe pretendon postin e Kryeministrit nuk jep pergjigje te drejtperdrejte por i pervidhet pergjigjeve ne kete ceshtje?

A eshte ky modeli i politikanit qe shqiptaret duan per Kryeminister?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›