Besa zhgenjen Daiun nuk kalon dot as Kastriotin
Vazhdon ende momenti Jo i Beses e cila ne shtepine e saj ne Kavaje nuk ka mundur te fitoje as ndaj Kastriotit te Krujes. Pjesa e pare e kesaj sfide ka perfunduar ne barazim 0-0 me nje epersi te lehte te vendesve por pa qartesine dhe finalizimin e duhur per te dale te goli qe ben edhe diferencen reale ne sportin e futbollit. Edhe pjesa e dyte ka vijuar ne kete linje me kavajasit qe lakmojne me shume kuadratin e portierit krutan Halili por pa pasur shanset e duhura per te konkretizuar dhe arritur fitoren e cila ne njefare menyre i eshte kthyer ne nje makth ne kete kampionat me shume cuditerisht kur luan ne fushen e vet. Nga ana e tyre krutanet jane mbrojtur mjaft mire kane arritur ta mbajne kundershtarin larg portes se tyre por nuk kane munguar edhe te kundersulmojne. Natyrisht pa arritur ta nxjerrin edhe ata si kavajasit ne drite golin cka e ka lene te pandryshuar barazimin e bardhe te fillimit te lojes. Kesisoj Besa dhe Kastrioti kane ndare nga nje pike ne stadiumin kavajas ku miqte duket se kane mbetur me te kenaqur per faktin se kane luajtur ne nje transferte te veshtire. Besa ne kete menyre vijon te notoje ne ujera te turbullta te fundit te klasifikimit ndryshe nga nje vit me pare kur rivalizoi denjesisht me Dinamon per te dy trofete titullin kampion dhe Kupen e Shqiperise. E fitoi kete te fundit ndersa per titullin u dorezua rruges ne fazen e trete. Kete kampionat skuadra kavajase qe ka nderruar edhe trajner iku Shpetim Duro dhe erdhi Perparim Daiu duket se do te luftoje per mbijetese. Edhe pse eshte shume heret per te folur per perfundime te tilla. Beses i mungon njeriu gol theksoi ne fund trajneri i kavajasve Perparim Daiu. Nuk kemi nje lojtar qe te na nxjerre nga situata. Nuk arrijme te bejme gjerat me te thjeshta kur jemi para portes. Pa sulmues efikase para portes eshte e pamundur te kesh rezultate. Jam shume i zhgenjyer nga kjo situate dhe do te rishikoj pozicionin tim.