E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oligarku vs Putin

Kodorkovski i paepur

Fjalimi mbylles i Mikail Kodorkovskit ish-njeriut me te pasur te Rusise ne seancen e fundit para marrjes se vendimit nga ana e gjykatesit eshte komentuar shume ne median nderkombetare dhe te shumte jane ata qe jane prekur nga fjala e biznesmenit. Ne fakt ai nuk eshte me nje biznesmen. Dikur ishte njeriu me i fuqishem ekonomikisht i Rusise me nje kompani Jukos qe ishte nder me te fuqishmet ne bote ne sektorin e naftes dhe jo vetem kaq por nder me te miremenaxhuarat me me fitim dhe me transparentja ne rajon. Jukos ishte nje simbol rrezellites per te gjithe vendin dhe nje shembull e shprese per te gjithe industrine e Rusise. E megjithate pronari i kesaj kompanie i ka kaluar te 7 vitet e fundit i mbyllur ne qeli. Pjesen me te madhe te kohes ne Siberi. Fillimisht i moren kompanine qe iu shit personave qe kane lidhje me Kremlinin dhe nderkohe vete Kodorkovski dhe disa bashkepunetore te tij u akuzuan per nje sere krimesh si shmangie taksash e akuza te tjera te parashtruara nga prokurore qe vepruan ne emer te Kryeministrit rus Putin per te cilin Kodorkovski perbente nje kercenim.

Ne vitin 2007 kur ne sfond u shfaq mundesia e nje faljeje te mundshme apo daljes me kusht per shkak te permbushjes se kushteve te njejtet prokurore qe e zhyten ne burg heren e pare ngriten akuza te reja kunder Kodorkovskit. Ky gjyq qe nisi ate vit perfundoi te marten e kaluar dhe verdikti ka shume gjasa qe te shpallet ne dhjetor por perfundimi i tij dihet paraprakisht. Askush nuk mund te mohoje statusin e Kodorkovskit ne Rusi. Ne epoken e Putinit ai eshte shnderruar ne ate qe disidenti Andrei Saharov u shnderrua dikur ne periudhen e komunizmit pra nje disident kurajoz qe kundershton nje regjim totalitar dhe mungesen e ligjit.

Salla e gjyqit ne seancen e fundit ishte e mbushur me mbeshtetes te ish-biznesmenit dhe ai vete qendronte pas kabines se vogel rrethuar me xhama ne te cilen ka qendruar gjate gjithe seancave gjyqesore. Kur iu dha fjala e fundit ai foli per rreth 15 minuta nje fjalim gjate te cilit thuajse nuk i permendi fare akuzat qe i beheshin. Ne vend te tyre ai foli per domethenie qe rasti i tij ka per vendin. Cfare mund te mendoje nje sipermarres menaxher apo thjesht nje person i shkolluar dhe kreativ teksa degjon dhe ndjek kete gjyq rezultati i te cilit dihet fare mire se eshte i paracaktuar - pyeti Kodorkovski. Perfundimi i qarte eshte rreqethes ne thjeshtesine e vet siloviket mund te bejne gjithcka. Ka shtuar ai duke perdorur fjalen siloviki qe nenkupton burokratet e fuqishem pjese e rrethit te Putinit. Miliona sy ne te gjithe Rusine dhe boten mbare jane duke e ndjekur kete gjyq deklaroi ai. Ata po shohin me shpresen se Rusia mund ende te shnderrohet ne nje vend te lire ku ligji te mund te qendroje mbi burokratet ku mbeshtetja e nje partie opozitare nuk perben shkak per hakmarrje ku sherbimet inteligjente jane ne mbrojtje te popullit dhe te ligjit ku te drejtat e njeriut te mos varen me nga humori i carit i mire apo i keq ky i fundit. Une nuk jam nje person i persosur por jam nje njeri qe kam nje ide. Per mua si dhe per cdo njeri eshte e veshtire te jetosh ne burg dhe nuk dua qe te vdes pas hekurave. Por nese do te me duhet te vdes do ta bej. Gjerat ne te cilat besoj ia vlejne cdo lloj sakrifice. Zoti gjykates Ju keni ne duart tuaja shume me teper se vetem fatin tim dhe tuajin. Ketu dhe tani vendoset fati i cdo qytetari te vendit tone. Kur Kodorkovski perfundoi fjalen e gjithe salla shpertheu ne ovacione dhe turma e njerezve nisi te therrase Liri dhe nderkaq vete gjykatesi e cilesoi seancen te mbyllur. Ne kete moment i burgosuri me i famshem politik ne Rusi u prangos dhe u dergua ne qeline e tij.

Brenda historise se Mikail Kodorkovskit ka tragjedi brenda tragjedise. Fillimisht eshte tragjedia personale pra ajo e nje njeriu qe eshte gjykuar dhe denuar per krime te cilat nuk i ka kryer. Me pas cka eshte shume me e rende eshte tragjedia e sistemit politik rus dikur ne buze te demokracise se vertete qe aktualisht eshte shnderruar ne nje skeme pasurimi per zyrtaret e Kremlinit te cilet ishin ata qe nxituan ta zhveshin Kodorkovskin nga pasuria e tij. Pastaj eshte edhe tragjedia e biznesit rus. A pati edhe vete Kodorkovski pjesen e tij te perfshirjes ne epoken e privatizimeve te parregullta ne Rusine e sapodale nga komunizmi Pa dyshim. Te gjithe oligarket luajten nje rol jo fort te paster ne ate epoke qe njihet ne Rusi me termin lsquoWild Wild East. Por ne fund te viteve 90 Mikail Kodorkovski ishte i vendosur per ta shnderruar Jukos ne nje kompani model ne nje kompani qe do te ndihmonte ne hapjen e rrugeve te reja dhe plot shprese per sipermarresit e shkelqyer ruse. Kodorkovski ishte me vizionari nder te gjithe oligarket ruse. Ai e kuptoi se menyra per te pasur vleresimin me te madh dhe arritjet me te medha ishte transparenca ne kompani dhe biznes. Per kete qellim ai solli kulturen perendimore te menaxhimit dhe qeverisjes se mire. Kodorkovski kerkonte qe te bente nje transparence te plote te vlerave te verteta te kompanive ruse. Nje nga arsyet qe kompanite ruse kane nje vleresim te ulet eshte se investitoret nuk u besojne shifrave zyrtare te ofruara nga qeveria dhe nuk kane nje ide te qarte dhe te sakte ne lidhje me to. Kodorkovski e ndryshoi ate perceptim ne kompanine e tij duke punuar shume ngushte per krijimin e nje strukture te besueshme dhe shume transparente ne lidhje me publikimin e te dhenave financiare te saj ne perputhje me standardet perendimore duke paguar edhe detyrimet ne shtetin rus. Sipas disa deshmitareve kur Kodorkovski u arrestua ne vitin 2003 ai ishte ne procesin e shitjes se disa aksioneve te kompanise Exxon Mobile dhe Chevron te cilat ishin gati per te bere investime. Ai ishte duke e pergatitur kompanine e tij per ne Bursen e Nju Jorkut. Ne ate kohe pasuria e tij vleresohej me 15 miliarde dollare. Arrestimi i Kodorkovskit i cili mendohet gjeresisht se ishte pasoje e deshires se tij per te mbeshtetur partite politike qe ishin kunder Putinit ishte nje moment kritik ne historine moderne te Rusise. Para arrestimit mendohej se pasuria e njerezve mbrohej edhe pas arrestimeve dhe burgosjeve te te zoteve. Por burgosja e njeriut me te pasur te vendit dhe dergimi i tij ne Siberi e shkaterroi kete iluzion. Pas ketij veprimi oligarket e tjere u tronditen dhe ose braktisen vendin per tu vendosur ne vende me te sigurta larg dores se Putinit ose filluan qe te bashkepunonin me Putinin dhe Kremlinin. Marrja e Jukos i forcoi shume edhe zyrtaret e Kremlinit. Ne lakmine e tyre per para dhe pushtet ata dolen mbi ligjin dhe rregullat. Thomas Firestone nje avokat ne Departamentin Amerikan te Drejtesise qe punonte ne Ambasaden Amerikane ne Moske shkroi nje leter ne vitin 2008 te titulluar Sulmi i korporatave kriminale ne Rusi. Marrja e paligjshme e biznesit ndryshon dukshem nga praktikat amerikane duke qene se bazohet ne metoda kriminale te tilla si mashtrimi kercenimet shmangia dhe shtremberimi i drejtesise dhe madje edhe dhuna e dukshme fizike.

Jukos qe u shnderrua ne nje nga kompanite me te medha te naftes ne bote ishte kompania me e madhe e shkaterruar nga siloviket por sigurisht qe nuk eshte e vetmja.

Heren e pare Kodorkovski u akuzua se bashku me partnerin e tij per shmangie taksash nje akuze standarde e prokuroreve qe duan te fundosin ndonje biznesmen. Ndersa heren e dyte pra aktualisht ne procesin qe perfundoi kete jave ata akuzohen per pervetesim te te gjithe naftes se Jukos nga viti 1998 deri ne vitin 2003 permes krijimit te nje menyre te fshehte per ta shitur ate per fitime personale. Por nderkohe Jukos kishte dokumente te qarta nga audite nderkombetare per cdo pike nafte qe ka qarkulluar ne te. Auditi ne kete rast ishte kompania Pricewaterhouse. Si pasoje zyrat e kesaj kompanie u bastisen ne lidhje me hetimin e nje rasti taksash qe nuk kishte te bente me Jukos. Shefat e zyres u moren ne pyetje dhe madje disa syresh edhe u arrestuan dhe si pasoje prokuroret e shtrenguan firmen qe te mohonte auditimin qe i kishte bere Jukos per 10 vjet. Per shume vjet Pricewaterhouse vazhdoi veprimtarine e saj por tashme presioni ishte bere aq i madh sa vazhdimi i qendrimit te saj hapur u shnderrua ne nje perpjekje te jashtezakonshme per shefat e medhenj. Ne korrik te 2007-s kompania u terhoq nga sherbimet e saj te vlefshme te cilat per nje kohe te gjate i kishte ofruar me shume profesionalizem dhe krenari. Por ne rastin e Kodorkovskit te vene nen presion u detyruan qe te deshmonin kunder tij. Rasti i Kodorkovskit me nje shtrirje te madhe nderkombetare ka qene edhe ne vemendjen e Obames kur ishte senator. Aktualisht Shtetet e Bashkuara nuk kane bere asnje perpjekje te hapur per te ndikuar ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje ose per te protestuar ne lidhje me menyren e zhvillimit te fazes gjyqesore. Ne fakt rasti i Kodorkovskit eshte shume me teper nje ceshtje personale e nje shkelqimi apo rrenimi te nje ish-oligarku dikur te pasur. Kodorkovski nuk eshte me nje person por nje ceshtje dhe ceshtja eshte ajo me thelbesorja qe mund te ekzistoje per nje komb liria politike dhe respektimi i ligjit. Kodorkovski eshte betuar per ato ideale qe amerikanet dhe vendet e tjera demokratike i quajne te shenjta. Ai eshte shnderruar ne nje te burgosur te ndergjegjes dhe meriton simpati e ndihme nga komuniteti boteror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›