E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Prioritet te perndjekurit dhe ish-pronaret

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu paraqiti dje ne Durres si kandidaturen e pare per kete qytet deputetin aktual republikan, Artur Hasanbelliu. Gjate takimit elektoral ne kete qytet, kreu i republikaneve theksoi se ne mandatin e tyre te dyte nje rendesi e vecante do t'i kushtohej ish-te perndjekurve dhe ish-pronareve, te cilet prej kohesh jane mbeshtetur nga kjo force politike."Gjate mandatit tone te dyte, nje rendesi te madhe do te kene te perndjekurit politike, ata te cilet kerkuan lirine, sakrifikuan lirine e tyre per lirine e te gjithe shqiptareve. Partia Republikane do te vazhdoje te jete perfaqesuese e ish pronareve dhe ne mandatin e dyte, ceshtja e prones duhet te zgjidhet perfundimisht", deklaroi Mediu gjate takimit me republikanet e Durresit. Sipas tij, gjate ketyre kater viteve qeveria, e kryesuar nga Sali Berisha, pjese e se ciles eshte dhe Partia Republikane, ka shenuar arritje te medha ne forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike te vendit, si dhe zhvillimin ekonomik te tij. Sipas Mediut, si rezultat i ketyre reformave, Shqiperia tashme eshte nje vend me te drejta te plota ne NATO dhe pret te behet edhe nje vend kandidat i Bashkimit Evropian. Mediu i ftoi te gjithe te pranishmit ne takimin elektoral, qe te votonin PR-ne per te mundesuar vazhdimin e transformimeve ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›