"Shqiperia, fuqi rajonale energjie"
Fatjona Mejdini
Inaugurohet ne Lezhe, fillimi i punes per ndertimin e parkut energjetik te ketij qyteti, nje nder veprat me madhore energjetike ne vend. Gjate ceremonise se mbajtur dje, kryeministri Berisha deklaroi se me kete projekt, po hidhet guri i themelit per berjen e Shqiperise nje fuqi rajonale te energjise. Kreu i ekzekutivit, njeheresh deklaroi se eshte Shqiperia, vendi qe aktualisht po terheq investimet me te medha energjetike ne rajon, duke hapur keshtu nje perspektive te rendesishme per rolin e saj ne kete zone. "Shqiperia eshte vendi qe po terheq investimet me te medha ne Ballkan, ne fushen energjetike. Shqiperia, me gurin e themelit qe po hedh sot ketu, ka hedhur gurin e themelit per t'u shnderruar ne nje superfuqi te vogel energjetike rajonale", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Lidhur me kete ambicie kryeministri Berisha, deklaroi se brenda 2-3 javeve do te filloje realizimi i nje tjeter projekti te madh ne fushen e energjise ujore, me vlere 1.1 miliarde euro, kaskada e lumit Devoll. Kryeministri Berisha deklaroi se tashme Shqiperia eshte gati per te kryer revolucionin industrial ne vend. "Ky revolucion, do te kryhet me teknologjite me te reja te kohes. Ky revolucion do ta shnderroje Shqiperine ne nje nga vendet me te zhvilluar te Ballkanit dhe te Evropes. Ky revolucion do ta beje Shqiperine jo Tajvanin e Evropes, ashtu si dikur shkruanin gazetat, por shqiponjen e saj", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu, kreu i qeverise deklaroi se ne shtimin e investimeve te huaja ne vend, kishte qene shume efektive dhe nisma e qeverise "Shqiperia 1 Euro". Sipas Berishes, nga ky projekt i menduar mire per zhvillimin e vendit, pritet te vilen te ardhura te shumta dhe te shtohen edhe me shume investimet. "Une jam i sigurt se iniciativa "Nje euro" i ka terhequr dhe i terheq investitoret e huaj. Ne, vertet u japim investitoreve siperfaqe toke me nje euro, por vlera qe realizohet aty eshte dhjetera e qindra milione euro", deklaroi kryeministri Berisha. Per ndertimin e ketij parku do te fillohet me ndertimin e centralit me biomase te lengshme (vajra vegjetale) per prodhimin e energjise elektrike, me kapacitet 140 MW. Ky projekt eshte nje investim i grupit italian "Marseglia", prej 1.1 miliarde euro. Ne ceremonine e djeshme merrnin pjese ambasadori i Italise ne Tirane dhe perfaqesuesi i grupit italian "Marseglia".