E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Qytetare, aplikoni per kartat e indentitetit

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosch beri serish thirrje dje qe te gjithe zgjedhesit te shkojne te aplikojne per t'u pajisur me kartat e identitetit. Kreu i OSBE-se, shfrytezoi rastin per t'u bere edhe nje here thirrje, ne menyre te vecante atyre pa pasaporta, qe te aplikojne per dokumentet e reja ne kohen qe ka mbetur. Nga ana tjeter, Bosch, vleresoi dhe emerimin e Audrey Glover ne krye te misionit te vezhguesve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Vleresimi i ambasadorit Bosch, u be si per t'i thene edhe nje here autoriteteve shqiptare, se Glover eshte ne krye te ketij misioni dhe ne menyre te padiskutueshme, nuk mund te permendet ndryshimi i saj. Ambasadori tha dy dite me pare, se vendimi i marre nga Komisioni Evropian, eshte i pa diskutueshem nga autoritetet shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›