E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR, apel per reforme zgjedhore gjitheperfshirese Rozeta Rapushi

Reforma zgjedhore nuk mund te kuptohet si prone e forcave te medha politike, ajo duhet te realizohet pas diskutimeve dhe konsultimeve me te gjithe faktoret, politike, institucionale dhe shoqerine civile. Keshtu u shpreh dje per gazeten “Koha Jone”, republikani Arjan Madhi. Duke komentuar debatet dhe ngercin per realizimin e reformes zgjedhore, Madhi tha se reforma zgjedhore, duke te jete pjese e nje tryeze te gjere, ashtu sic e kerkon edhe ne prej rekomandimeve OSBE/ODIHR. “Reforma Zgjedhore nuk mund te kuptohet si prone e dy forcave te medha politike. Permiresimi i zgjedhjeve eshte nje proces gjitheperfshires dhe rregullat nuk mund te vendosen ne menyre te njeanshme. Nese nje projekt do te dilte nga tryeza te gjera ku te pranishem te jene te gjitha forcat politike, institucionet qe merren me administrimin e zgjedhjeve por edhe shoqeria civile qe ka qene aktive ne kete proces, Komisioni i posacem parlamentar do ta kishte shume me te lehte per te dale me nje produkt te qendrueshem”, u shpreh Madhi. Sipas tij, Partia Republikane do te kembengule dhe inicioje gjithashtu nxitjen e dialogut mes faktoreve politike per te realizuar sa me pare reformen zgjedhore. Republikani vleresoi faktin mazhoranca i ka lene ne dore opozites te beje propozimet e saj ne lidhje me reformen, ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por sipas Madhit, opozita duhet ti beje publike propozimet e saj, ne menyre qe te diskutohen dhe vleresohen, jo te pengoje procesin. “Partia Republikane eshte e gatshme te inkurajoje zhvillimin e tryezave per reformen zgjedhore bashke me eksperte te OSBE/ODIHR per zgjedhjet. Por nuk mund te tolerohet qe PS te beje nje projekt me propozime, ta dergoje ne OSBE dhe te mos e beje publike ate”, theksoi Madhi. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe forcat politike te perpiqen per kompromis per realizimin e reformes zgjedhore, cka do te mundesonte hartimin e nje projekti te plote. Por Madhi theksoi faktin se forcat e vogla politike duhet te japin kontributin e tyre ne kete proces dhe te marrin pjese aktivisht ne te. Per te disaten here, Madhi theksoi faktin se reforma zgjedhore, ashtu sic e kerkon dhe OSBE/ODIHR duhet te realizohet me kontribute nga aktore te shumte dhe gjitheperfshires. Ndaj ai theksoi se permiresimi i zgjedhjeve nuk mund te vije vetem si pjese e paktit mes PD-PS, dy forcave te medha politike. Kjo per faktin se sic shpjegon eksperti, forcat politike jane te detyruara ta administrojne mire procesin dhe jo ta perdorin ate per te rritur interesat e tyre politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›