PROGRAMI i plotë i qeverisë/ Rama: Ne nuk kemi mandat për të harruar krimet e pagjykuara

Foto: Jutta Benzenberg
Nga Edi Rama
Si sot, në të njëjtën datë, 11 shtator, viti 2001, një kërpudhë tymi, e zezë me bisht të zjarrtë, u ngrit befasisht në qiellin e botës dhe e zaptoi të tërin.
Mbiu dhunshëm duke çelur një gropë të madhe gjaku e hiri mu në zemrën e botës së lirë, ku ne të gjithë jetojmë, pavarësisht dallimeve tona.
I zu vendin, me pahirin më të madh, që mendja mund të rrokë, dy kullave binjake godinës më të lartë të Amerikës dhe duke qëlluar Amerikën nga lartësia marramendëse e një urrejtjeje gjakatare, goditi rrufe krejt botën tonë.
Qysh atë ditë, bota jonë sështë më ajo pa armiq që njihnim pas Luftës së Ftohtë. Sështë as ajo me armiqtë që historia e saj ka njohur gjatë Luftës së Parë apo të Dytë. Jetojmë në një luftë të re, ndoshta më e frikshmja deri më sot për nga natyra e armikut, për nga format perverse të shfaqjes së tij – herë si profet e herë si ushtar, herë si tribun e herë si diktator, herë si martir e herë si turmë.
Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe të vrarët tanë.
Të vrarët në çdo front të kësaj lufte janë edhe të vrarët tanë.
Edhe të vrarët e 21 gushtit prej armëve kimike në Siri, janë edhe të vrarët tanë.
Eshtë një luftë, që për aq sa na takon, në shkallën shumë modeste të madhësisë e të peshës sonë gjeografike apo ushtarake, ka qenë dhe do të mbetet edhe lufta jonë.
Ne do të jemi krah për krah Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë, kundër çdo forme perverse të shfaqjes së këtij armiku të pamëshirshëm të lirisë, demokracisë, bashkëjetesës paqësore të besimeve dhe etnive.
Sepse ky armik, ka dalë nga errësira më e thellë e barkut të urrejtjes njerëzore, jo për të vrarë dhe goditur një vend apo një popull më vete, po për të shkatërruar çnjerëzisht mbarë botën e lirë dhe krejt ekzistencën tonë kështu siç e duam, në këtë botë ku liria sështë dot e përhershme nëse mbrojtja e lirisë sështë e përditshme.
Ja pse dua ta përsëris, sot, që në krye të kësaj fjale dhe nën të gjithë peshën e përgjegjësisë që ndjej ndaj Shqipërisë e shqiptarëve këtu, në këtë foltore, atë që pas barbarisë kimike të 21 gushtit mbi fëmijë, gra, pleq e burra të pafajshëm të popullit sirian, kemi thënë njëzëri, si unë si paraardhësi im dje në detyrë:
Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim, çdo vendim që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë në frontin e kësaj lufte globale dhe, pa asnjë fije dyshimi edhe çdo ndërhyrje ushtarake që Shtetet e Bashkuara mund ta shohin të udhës të ndërmarrin për të ndëshkuar Kasapin e Damaskut.
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar hirësi klerikë,
Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,
Të nderuara deputete e deputetë,
Të nderuara zonja e zotërinj të ftuar,
Fort të dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë kudo ku jeni,
Po bëhet dalëngadalë çerek shekulli prej dhjetorit të vitit 1990, kur Shqipëria rinisi udhëtimin e ndërprerë forcërisht, drejt Perëndimit.
Qysh atëherë ska fije dyshimi se kanë ndryshuar shumë gjëra.
Falë lirisë.
Falë energjisë së jashtëzakonshme dhe dhuntive të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Falë pse jo, edhe atyre punëve të mira që të zgjedhur apo drejtues e punonjës, në çdo nivel, kanë bërë në tërë këto vite në detyra shtetërore – përgjatë një rrugëtimi për ndërtimin e shtetit demokratik që rezultoi, shumë herë më i vështirë se çfarë e parafytyronim në çastin magjik, të shembjes së regjimit komunist dhe të thirrjes gjithëpopullore: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!.
Ska dyshim se kur sheh mbrapa jo pak gjëra kanë ndryshuar aq shumë, sa duket sikur skanë ekzistuar kurrë siç i mbajmë mend.
Por ska dyshim edhe se jo të gjitha ndryshimet i kanë ndodhur për mirë trupit, shpirtit, mendjes, kujtesës dhe imagjinatës së Shqipërisë që rrugëton për tu ribashkuar me Europën.
Ashtu sikundër ska dyshim, besoj, se ndër gjërat që nuk kanë ndryshuar qysh nga ora e atij dhjetori historik, mbetet aspirata e papërmbushur e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi për demokracinë e çdo dite; për cilësinë, forcën, qëndrueshmërinë që ka demokracia e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, kur duhet të sigurojë liritë e të drejtat e qytetarit shqiptar; kur duhet të mbrojë interesin kombëtar, publik e vetjak të tij; kur duhet të garantojë sigurinë dhe pronën e tij.
Jo liria që e kishin fituar në dhjetor; jo pluralizmi që e kishin garantuar që në marsin e parë pas Lëvizjes së Dhjetorit; jo rruga drejt Bashkimit Europian e NATO-s që populli i tërë e kishte zgjedhur në orën e parë të lirisë, dhe të tëra partitë e kishin miratuar pa ekuivok në programe; po pikërisht, aspirata për demokracinë e çdo dite, çoi në revolucionin me votë të marsit të dytë të lirisë, në vitin 1992.
Po kjo aspiratë, e pandryshuar në thelb sepse e papërmbushur në kohë, i çoi shqiptarët drejt kutive të votimit edhe në 23 qershor.
E njëjta aspiratë për demokracinë që duhet të funksionojë për qytetarin përmes institucionesh në shërbimin e tij; e njëjta domosdoshmëri mirëfilli jetike për shtet që mbron jetën dhe pronën e qytetarit; e njëjta nevojë që ligjet të mos jenë letra, rregullat të mos vlejnë vetëm për më të dobëtit, suksesi i fëmijëve të mos varet nga mbiemri, vendi i punës të mos lidhet me biografinë apo dialektin, liria e tubimit të mos paguhet me bukën e gojës; e njëjta shtysë e brendshme për të rivënë në vend, dinjitetin e nëpërkëmbur nga vrasjet e përqeshura, dokrrat e pambarimta, dështimet e pashembullta; e njëjta revoltë në zemër për sukseset imagjinare, gënjeshtrat shumëvjeçare, dyfytyrësinë spektakolare; po edhe e njëjta ndjenjë përgjegjësie, për të tatëpjetën e rrënimit të vendit dhe rrënimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e botës e të miqve ndërkombëtarë; bënë që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi ti japin jetë paqësisht me votë, ndryshimit të dytë të jashtëzakonshëm politik në këto dy dekada liri.
Përsëri edhe njëherë, aspirata e papërmbushur për demokracinë e çdo dite, bashkoi në kutitë e votimit Veriun me Jugun, socialistë me demokratë, aktivistë me indiferentë; solli në rrugën drejt zgjedhjeve shumë gra e të rinj – po dhe shumë familje emigrantësh në kërkim të kohës së mirë të atdh