E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTL I GJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

PROJEKTLI GJ
PëR
NJë SHTESë Në LIGJIN NR.8976, DATë 12.12.2002, “PëR AKCIZAT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, pika 1, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar,  shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Në rastet kur Këshilli i Ministrave vendos të ofrojë me koncesion pjesë apo të gjithë veprimtarinë, që lidhet me pullat e akcizës, përfshirë edhe kontrollin e tyre, atëherë kontrata koncesionare miratohet nga Kuvendi.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A RI
JOZEFINA TOPALLI11/12/2009

Votoni per projektligjin

PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›