E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURËS SË PROKURIMIT PËR KAPITENERINË E PËRGJITHSHME TË PORTEVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR

V E N D I M
PëR
SHTYRJEN E AFATIT Të KRYERJES Së PROCEDURëS Së PROKURIMIT PëR KAPITENERINë  E PëRGJITHSHME Të PORTEVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,         datë  20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Kapitenerisë së Përgjithshme të Porteve, Durrës, të përfundojë, brenda datës 15 dhjetor 2009, procedurën e prokurimit, me objekt “Blerje dokumenti specifik, dëshmie lundrimi dhe pasaporte detari (matrikuj)”, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2009. Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontrates përkatëse.
2. Ngarkohen Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI   BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›