E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTLIGJ “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR”

P R O J E K T L I GJ

 PËR 

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 V E N D O S I:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Në shkronjën “a”, të nenit 25/1, dhe në paragrafin e katërt, të nenit 26/1, emërtimi “Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›