E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PER PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 12, pika 3, 78, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Lejimin e kryerjes së patrullimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë nga forcat ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

 

Neni 2

 

Autorizohet Këshillii Ministrave të lidhë marrëveshjet përkatëse me strukturat e NATO-s, për zbatimin e këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj zbatohet deri në çastin kur Republika e Shqipërisë do ta kryejë vetë patrullimin e hapësirës së saj ajrore.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI


06/05/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›