V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.384, DATË 20.5.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NË PUN˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.384, DATË 20.5.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NË PUNË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 103, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.384, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhet shtesa e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “H”, “Pushimet”, shtohet shkronja “I”, “Kontrolli mjekësor”, me këtë përmbajtje:
“I. Kontrolli mjekësor
9. Punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, para fillimit të marrëdhënieve të punës duhet të paraqesin, pranë mjekut të ndërmarrjes, raportin e Komisionit Mjeko-Ligjor, ku të deklarohet aftësia e tyre për punë.
10. Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, duhet t’u garantojë punëmarrësve të mitur kontroll periodik mjekësor për gjendjen e tyre shëndetësore, të përshtatur edhe në funksion të rreziqeve, të cilat lidhen me punë, që ai kryen.
11. Kontrolli periodik mjekësor kryhet çdo:
a) 12 muaj punë, për punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, të cilët janë të punësuar në punë të lehta;
b) 6 muaj punë, për punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, të cilët janë të punësuar në punë të vështira, të përcaktuara në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Punëdhënësi përballon shpenzimet për kontrollet periodike mjekësore të punëmarrësit të mitur dhe garanton ruajtjen e kofidencialitetit të çdo të dhëne, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.”.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Shëndetësisë për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009