E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE MAKROEKONOMIKË E FISKALË, TË RISHIKUAR, PËR PERIUDHËN 2010-2012

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE MAKROEKONOMIKË E FISKALË, TË RISHIKUAR, PËR PERIUDHËN 2010-2012

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e kuadrit makroekonomik  e fiskal, 2010-2012, të rishikuar dhe të treguesve makroekonomikë e fiskalë, të rishikuar, për periudhën         2008-2012, përkatësisht, sipas lidhjeve nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe nr.2 e nr.2/1, “Treguesit fiskalë, sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2.     Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›