E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURA

P R O J E K T L I GJ


PËR

RATIFIKIMIN E KONVENTËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Letonisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›