E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Procesi i transferimit të pronave, pyjeve dhe kullotave qeverisjes vendore ka ecur më shpejtësi të admirueshme

-Procesi do të përfundojë brenda muajit maj

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se procesi i transferimit të pronave, pyjeve dhe kullotave në pronësi të njësive të qeverisjes vendore ka ecur me shpejtësi të admirueshme. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që ky proces të përfundojë brenda muajit maj të këtij viti. 

"Ky proces ka ecur me shpejtësi të admirueshme, por muaji maj është afati i fundit dhe brenda këtij muaji ky proces i rëndësishëm duhet të jetë kompletuar," tha Kryeministri.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për kalimin e pronave, pyjeve dhe kullotave në pronësi të komunave Petrelë, Lekbibaj, Shalës, Bubq, Libofshë, Progër, Qendër Bilisht, Kallmet, Vllahinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›