Këshilli i Ministrave miraton kontratat e koncesioneve për ndërtimin e 5 hidrocentraleve
Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, kontratat e koncesionit me kompanitë fituese të tenderave për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në vend.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, u miratuan kontratat e koncesionit:
- me shoqërinë "Duka T2" sh.p.k për ndërtimin e hidrocentralit të "Tuçep 2";
- me shoqërinë "K.I.S.I" sh.p.k për ndërtimin e hidrocentralit "Kaçni";
- me shoqërinë "Mak Olimpik" sh.p.k për ndërtimin e hidrocentralit "Stravaj";
- me shoqërinë "Adnain" për ndërtimin e hidrocentraleve "Kabash 1" dhe "Kabash 2".